Kosova në shtator nis planin për rimëkëmbjen ekonomike, do të kushtojë 6 miliardë euro

20/08/2020 1:30 PM 0 komente

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti është zotuar se në muajin shtator do të nis plani për draftimin e një strategjie të re për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo pasi që sipas tij, në situatën e krijuar me pandeminë vendi ka nevojë për një plan afatgjatë për rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria do të fillojë në muajin shtator zbatimin e planit pesëvjeçar të rimëkëmbjes ekonomike.

Ai këtë e ka thënë në takimin me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, duke treguar se vlera e këtij plani do të jetë 6 miliardë euro.

“Përmes këtij Këshilli do të vazhdojmë punën e mirë do të harmonizojmë proceset shtetërore me ato private që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Kjo është e rëndësishme tani kur po përballemi më kohën e pandemisë COVID-19. Ne edhe ashtu kemi pasur në plan që në shtator të fillojmë planin afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike, sepse do të përballemi me krizë ekonomike, sepse pandemia ka shkaktuar dëme afatgjate në çdo sektor. Kjo nënkupton një strategji zhvillimore pesë vjeçare, që do të shkon deri në 6 miliardë euro”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se kjo strategji zhvillimore parasheh një periudhë 5 vjeçare në vlerë deri gjashtë miliardë euro.

“Kjo nënkupton një strategji zhvillimore 5 vjeçare, qe shkon deri në 6 miliardë euro”, është shprehur Hoti, në takimin Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. Kjo është e rëndësishme kur po përballemi me pasojat sociale. Si pjesë të programit kemi paraparë një pako, me rishikimin e buxhetit prej 365 milionë euro dhe kemi shpërndarë këtë fond”.

Me këtë rast ai falënderoi BERZH-in që po e ndihmon këtë proces.

“Dëshiroj të falënderoj zyrën e BERZH-it për ndihmën që po na jep. Do të vazhdojmë përmes këtij këshilli, do vazhdojmë punën e mirë që është bërë edhe në të kaluarën në mënyrë që të harmonizohen organet shtetërore në sektorin privat me partnerët e tjerë”, theksoi ai.

Kuvendi i Kosovës javën e shkuar nuk arriti të votojë një Projektligj të hartuar nga Qeveria për mbështetje ekonomike të bizneseve që po përballen me probleme për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19.

Projektligji parashihte mes tjerash futjen në treg të një shume prej rreth 1 miliard e 200 milionë eurosh.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of