Kosova në vështirësi: Vetëm 130 shtretër të lirë, paralajmëron masa të reja kundër koronavirusit

25/07/2020 5:45 PM 0 komente

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë të shqetësuar për mosrespektimin e masave në disa raste. Ai ka thënë se shqetësim të njëjtë ndajnë edhe për punën e Policisë dhe Inspektoratit. Hoti ka treguar se janë 570 persona të shtrirë në spitale regjionale dhe QKUK dhe në dispozicion janë vetëm 700 krevate.

Pas mbledhjes së Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19 në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nesër ose të hënën do t’i shqyrtojnë masat që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Hoti në një konferencë për media, u pyet se a do të largohet masa për kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Ai tha se ditëve në vazhdim do të ketë një vlerësim përfundimtar se çfarë masa të reja duhet të ndërmerren.
“E vlerësuam në mbledhjen e Komitetit, ku ishte edhe drejtori i Asociacionit të komunave, besoj që nesër ose të hënën do të kemi vlerësimin përfundimtar se cilat masa të reja duhet të ndërmarrë apo t’i shqyrtojmë masat që janë marrë deri tash”, tha Hoti.
Ai thotë se nga ekspertet është bërë me dije që këto tri masa janë bazike që duhet të respektohen derisa nuk zbulohet vaksina.
Hoti ka thënë se në këtë drejtim inspektorati dhe policia duhet ta bëjnë punën e tyre, duke shtuar se Inspektorat
“Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mos angazhimin e nevojshëm të inspektoratit dhe policisë në raste konkrete, kemi pas në disa raste ngjarje sportive dhe protesta që janë organizuar dhe organet përkatëse duhet të marrin përgjegjësi”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se po bëjnë të pamundshëm që brenda shërbimit spitalor të kenë kapacitete shtesë.

Hoti ka thënë se janë duke punuar edhe me spitale private në rast nevoje.
“Ndërkohë që po flasim janë rreth 570 pacientë të shtrirë në QKUK dhe Spitale, ndërkaq në kemi vetëm 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. Tashmë ne duhet me riorganizuar edhe njëherë QKUK, për të mbyll ndoshta disa prej klinikave për t’i vënë në dispozicion të situatës. Jemi duke punuar edhe me spitalet private për të bërë hapësira të nevojshme. Ne kemi dërguar në Kuvend edhe ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Unë i falënderoj deputetët që i kanë përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare. Sa i përket gastronomeve unë i kuptoj në pozitën e vështirë që janë. Unë do t’i takoj ata në ditët e ardhshme, ne jemi me ta por vëmendja jonë është në ruajtën e shëndetit publik”, ka thënë ai.
Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se tashmë kanë riorganizuar QKUK-në, dhe se pacientëve ju ofrohet mundësia që të trajtohen edhe në disa spitale rajonale, por që sipas tij janë të obliguar që t’i ruajnë edhe shërbimet tjera bazë që duhet tu japin pacientëve që nuk janë të infektuar me COVID-19.
“Ne deri më tani kemi arritur të vëmë në dispozicion 700 shtretër, ku janë 570 të zënë. Nga 570, 250 janë në hapësirat e Klinikave të QKUK-së, ndërsa të tjerët në spitalet regjionale, derisa disa ditë më parë ishin të kundërtën. Për kundër kësaj, jemi të obliguar, që të ofrojmë shërbime edhe me pacientëve të tjerë. Sidomos për këto raste urgjente. Duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për të tjerët që nuk janë me COVID-19”, tha Krasniqi.
Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës rreth parandalimit të përhapjes së koronavirusit ishte kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus. Numri i të shëruarve ka arritur në 3753.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of