Kosova nënshkruan në Beograd marrëveshjen për Roaming

04/04/2019 1:09 PM 0 komente

Kosova sot ka firmosur në Serbi marrëveshjen rajonale mbi uljen e çmimeve të roamingut për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Delegacioni i Kosovës, në këtë samit po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Marrëveshje u nënshkrua në ditën e parë të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Beograd, pjesë e së cilës janë: Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.  Ndaj kësaj marrëveshje ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në Samitin e dytë Dixhital, që po mbahet në Beograd, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Pjesë e marrëveshjes është edhe Kosova, që është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhtal të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në hapje të samitit, komisionarja evropiane për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, tha kjo heqja e roamingut është marrëveshje e rëndësishme ekonomike dhe politike.

“Kjo është marrëveshja e juaj, ne si BE do t’iu përkrahim. Është një marrëveshje është një kapital politik dhe ekonomik. Ju mund të llogariteni tek mbështetja e jonë dhe jo është një ditë historike që duhet punuar në këtë drejtim. Agjenda evropiane dixhitale nuk është vetëm një deklaratë, por shumë se kaq. BE-ja ka ndarë mbi 30 milionë euro për këtë aspekt, përkatësisht për dixhitalimin e Ballkanit”, tha Gabriel.

Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, tha se kjo marrëveshje do t’i trajtoj njëjtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo agjendë dixhitale po na ndihmojmë që të integrohemi edhe pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Sfida jonë kryesore është dixhitale integrimi. Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot është mundësi që t’i trajtoj njëjtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor njëjtë dhe t’i lidh bizneset ndërmjet vete”, tha Bregu.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për uljen e çmimit të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe Kosova.

Bërnabiq ka deklaruar se është vështirë e pranueshme që Kosova ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.

”Vërtetë e vështirë pranimi i nënshkrimit të marrëveshjes së roamingut, në kohën kur s’po respektohet marrëveshja e CEFTA-s, dhe Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe”, është shprehur ajo,.

Në këtë samit janë prezentë dy mijë pjesëmarrës, përfshirë ministra të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian si dhe të Komisionit Evropian, industri të IT-së dhe biznese të rajonit dhe botës.

Delegacioni kosovar është i përfaqësuar nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare dhe kompani vendore në fushën e teknologjisë informative.

Përveç pjesëmarrjes në panele të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në samit do të ketë prezantime nga Mërgim Cahani (Gjirafa.com), Shpend Lila (Innovation Center Kosovo) dhe të tjerë.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of