Kosova nënshkruan një marrëveshje me Arabinë Saudite

21/10/2019 10:18 AM 0 komente

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, së bashku me ministrin e Financave të Arabisë Saudite Mohammed Al-Jadaa, kanë nënshkruar Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Hamza me këtë rast tha se me këtë marrëveshje do të përfitojnë dyja vendet.

“Marrëveshja do të jetë një akt ligjor që do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset të të dyja vendeve, dhe njëherit është një mjetë shtesë ligjor për të motivuar dhe përfituar investime të huaja në vendin tonë”, tha Hamza.

I pari i Financave në Kosovë ka zhvilluar edhe disa me takime me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Ai u takua me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhan, me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për Evropë Poul Thomsen, me zëvendësdrejtorin e bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Cyril Muller, si dhe me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder.

Me këtë rast ministri Hamza i njoftoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për stabilitetin makro- fiskal dhe zhvillim ekonomik të Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Ndërsa, Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e përgëzuan ministrin Bedri Hamza për progresin e deritanishëm financiar dhe ekonomik të Kosovës, që si rezultat i kësaj Republika e Kosovës tashmë është në top 20 reformatorët më të mëdhenj të Doing Business për këtë vit në raportin e Bankës Botërore.

Ata gjithashtu konfirmuan mbështetjen e mëtutjeshme për Ministrinë e Financave, por edhe për institucionet të tjera në vend.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of