Kosova ka hedhur një hap të parë sa i përket ligjit për kriptovalutat.
Nëpërmjet një njoftimi, deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statofci, bëri të ditur se ka bërë kërkesë në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të bëhet një hulumtim legjislativ lidhur me këtë industri.
Në këtë njoftim, Statovci ka thënë se “Nevoja për vëmendje ndaj këtij sektori është rritur ende më shumë edhe nga informatat shqetësuese në raport me konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht nga keqpërdorimet me energjinë nga grupe të ndryshme ndëretnike që veprojnë në komunat e veriut të Republikës së Kosovës”.
Ajo ka publikuar edhe letrën me të cilën ka bërë kërkesë në kuadër të Komisionit për Ekonomi, për hulumtim legjislativ se si është e rregulluar kjo industri në vendet e rajonit, veçanërisht në Shqipëri, dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Hulumtimi është propozuar që të trajtojë kategorizimin e kriptovalutave dhe format e taksimit, shembujt se si shtetet që kanë avancuar me legjislacion, janë siguruar që kjo industri të ketë pajtueshmëri me ligjet vendore dhe ndërkombëtare të transferimit të parave dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe lejimin/rregullimin e mihjes së kriptovalutave.
Lexo edhe këtë:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.