Ministri i Financave Besim Beqaj dhe drejtori i Bordit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që përfaqëson Konstituencën e Irlandës, Danimarkës, Lituanisë dhe Kosovës, Sean Danlon kanë vlerësuar përgatitjet për projektet që do të financohen nga BERZH.
Ministri Beqaj me këtë rast ka informuar drejtorin e Bordit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që përfaqëson Konstituencën e Irlandës, Danimarkës, Lituanisë dhe Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend dhe me këtë rast ka theksuar se Kosova ka stabilitet makrosfiskal dhe se me sukses është duke i realizuar obligimet të cilat dalin nga marrëveshjet dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare financiare.
Të dy palët kanë vlerësuar lartë përgatitjen për projektet që do të financohen nga BERZH.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.