Kosova sot shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

12/06/2019 1:35 PM 0 komente

Sot në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës do të shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s.

Shënimi i kësaj dite të rëndësishme për Kosovën do të mbahet në qendër të Prishtinës e ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish- presidentit Clinton.

Me këtë rast ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of