Kosova sot shënon zero raste të vdekjeve nga koronavirusi, 66 të infektuar

22/09/2020 3:36 PM 0 komente

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka falënderuar të gjithë punonjësit e Institutit për përkushtimin e madh nga 13 marsi, kur u shfaq rasti i parë me COVID-19, si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”.

Edhe numri i rasteve të reja vijon të bie. Nga 503 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 66 persona, ndërsa 141 të tjerë janë shëruar.

Në dy javët e fundit numri i rasteve të reja ka rënë me 44 për qind.

Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,
komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of