Kosovë: 851 të infektuar, 381 të shëruar dhe 25 të vdekur nga koronavirusi

03/05/2020 10:43 PM 0 komente

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të dielën (3 maj) në Kosovë janë shëruar edhe 18 persona nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 381. Ndërkaq, nga 171 testime që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, me koronavirus janë diagnostikuar gjithsej 11 raste. Bazuar në të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, ka arritur në 851. Kurse, gjithsej 25 raste të vdekjes.

11 raste janë konfirmuar pozitivë me koronavirus ndërkaq 18 persona janë shëruar në Kosovë.

Sipas njoftimit, sot janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste.

IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).

Më poshtë mund ta lexoni kominikatën e plotë të IKSHPK-së:

Sot më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).

Gjatë javës së fundit (26 prill deri më 02 maj 2020) janë raportuar rastet pozitive, të shëruara dhe rastet e vdekjes sipas të gjitha komunave në Republikën e Kosovës: Ferizaj (56 raste të shëruara), Malishevë (3 raste pozitive dhe 3 të shëruar), Prizren (25 raste pozitive dhe 15 të shëruar), Pejë (24 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes), Prishtinë (1 rast pozitiv dhe 29 të shëruar), Viti (4 raste pozitive dhe 16 të shëruar), Gjilan (5 raste të shëruara dhe 1 rast i vdekjes), Kamenicë (5 raste pozitive dhe 14 të shëruar), Suharekë (3 raste pozitive dhe 9 të shëruar), Mitrovicë e veriut (8 raste pozitive, 8 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Vushtrri (15 raste të shëruara), Zveçan (3 raste pozitive dhe 7 të shëruar), Rahovec (5 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Zubin Potok (2 raste pozitive, 10 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Shtime (2 raste pozitive), Gjakovë (4 të shëruar), Leposaviq (4 raste pozitive, 3 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Podujevë (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Fushë Kosovë (3 raste të shëruara), Hani i Elezit (6 të shëruar), Kaçanik (5 raste pozitive), Skenderaj (5 raste të shëruar), Klinë (1 rast i shëruar), Deçan (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Dragash (1 rast pozitiv), Drenas (1 i shëruar) dhe Mitrovicë (6 raste pozitive).

Raportimi javor prej 26.04-02.05.2020 nga mostrat e marra në komunat Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq sipas datave respektive i kemi këto rezultate:

26 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 3 të shëruar dhe 1 i vdekur,

27 prill nga 36 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar dhe 2 të vdekur

28 prill nga 22 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.

29 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.

30 prill nga 37 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar.

01 maj nga 32 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.

02 maj nga 34 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.

Sot më 03 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 03 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.537.173 raste të COVID-19 dhe 246.950 raste të vdekjes.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of