Kosovë, urdhërohet inspektimi i të gjitha moteleve për mashtrime

12/06/2019 10:00 AM 0 komente

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka lëshuar një urdhëresë që obligon Inspektoratin e Ministrisë dhe inspektoratet komunale, të bëjnë inspektime nëpër motele duke kontrolluar për mundësin e mashtrimit të konsumatorit.

Shala ka thënë se kjo është duke u bërë në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit.

“Kam urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me ato inspektoratet komunale që të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës. Këtë aksion është duke e mbështetur edhe Policia e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet që ofrohen në Kosovë të kenë cilësi në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të eliminohem mundësia për mashtrim. Kjo urdhëresë është në vazhdën e punës që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe për të vendosur rend dhe rregull”, ka thënë ministri Shala.

Në këtë aksion është duke asistuar edhe Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore.

Ndryshe në urdhëresë obligohen të gjitha inspektoratet që të ndërmarrin veprime kontrolli për të gjitha motelet.

 

Kurse, sipas një raporti të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Departamenti i Turizmit, rezulton se në vend janë 465 struktura akomoduese aktive, që përfshihen hotelet, motelet, hostel, apartamentet e të tjera.

Mirëpo, prej tyre, motelet dhe hotelet janë me të përdorshme nga qytetarët.

Sipas këtyre të dhënave, në vend janë 198 hotele aktive me 4 mijë e 300 dhoma, ndërsa, numri i moteleve është 182 me 2 mijë e 150 dhoma.

Ndërsa, komunat të cilat kanë më së shumti kapacitete akomoduese për qytetarë janë e para Prishtina me 78, pastaj Peja me 69, Prizreni me 54, Ferizaj me 41.

Kurse, Ranillugu dhe Hani i Elezit kanë vetëm nga një motel dhe nuk kanë bujtina, hotele apo apartamente për vizitorë.

Sa u përket kapaciteteve akomoduese, Prishtina udhëheq në aspektin e njësive, dhomave dhe kapacitetit të shtretërve, e pasuar nga Prizreni dhe Peja. Numri total i të punësuarve nëpër këto struktura akomoduese është 2 mijë e 701 punëtorë, prej tyre 638 femra. /Monitor.al/.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of