Kosto e komunikimit për shqiptarët është dyfishuar në pesë vjet, më e shtrenjtë se mesatarja e BE

21/12/2020 11:36 AM 2 komente

Kosto e komunikimit për shqiptarët është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sipas të dhënave krahasuese nga Eurostat, indeksi i shpenzimeve për komunikimin, i rregulluar sipas parimit të barazisë së fuqisë blerëse (purchase power parity, PPP) arriti në nivelin 106.7 për vitin e kaluar, në rritje për të gjashtin vit radhazi.

Si tregues reference ose benchmark në ndërtimin e këtij indeksi është mesatarja e Bashkimit Europian, e shprehur në nivelin 100.

Niveli 106.7 tregon se në Shqipëri kostot reale të komunikimit janë 6.7% më të larta mesatarja e Bashkimit Europian.

Ky tregues për Shqipërinë është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kosto e komunikimit vlerësohet më e lirë në Maqedoninë e Veriut, në nivelin 67.1% e mesatares së BE-së, e ndjekur nga Serbia me 72.1%. Vendet e tjera kanë nivele më të larta, po sërish poshtë mesatares së BE-së. Për Kosovën, Eurostat nuk ofron të dhëna të përditësuara që prej vitit 2017, kur indeksi në fjalë ishte në nivelin 62.5.

Brenda Bashkimit Europian, vendet më të shtrenjta janë Belgjika dhe Greqia, përkatësisht në nivelin 176.1 dhe 175.1, ndërsa vendi më i lirë është Rumania, ku shpenzimet për komunikimin janë sa 38% e nivelit mesatar të BE-së.

Po të shohim tendencën e këtij treguesi në kohë, Shqipëria pësoi rënien më të ndjeshme në vitin 2013, kur indeksi krahasues me BE-në zbriti nga 85.6, në 53.8. Dy vitet në vijim u regjistrua një rritje shumë e lehtë, ndërsa pas viti 2015 indeksi është rritur me ritme shumë më të shpejta.

Sipas metodologjisë së Eurostat, çmimet e komunikimit përfrshijnë çmimet e telefonisë fikse, celulare, internetit, paketat e përbashkëta të shërbimeve, koston e pajisjeve të nevojshme për marrjen e tyre, shërbimet postare dhe shërbime të tjera të transmetimit të informacionit.

Tendenca në rritje e kostove të komunikimit në Shqipëri përkon edhe me rënien e konkurrencës në tregun e shërbimeve celulare, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt, Plus Communication. Prej asaj periudhe, operatorët kanë ndjekur një tendencë të shtrenjtimit gradual të paketave ofertë të komunikimit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP, si edhe Autoriteti i Konkurrencës (AK) në analizat e tyre vlerësojnë se ky treg është bërë më pak konkurrues, por në fakt asnjë prej këtyre institucioneve nuk ka ndërmarrë masa të reja rregulluese ose korrigjuese prej shumëv vitesh.

AK shprehet se kjo është një detyrë që duhet ta kryejë AKEP, duke vendosur në rregullim tregun me pakcië të shërbimeve celulare, si edhe duke ndërmarrë disa masa të rregyullatore shoqëruese. Nga e vet, AKEP shprehet se ky treg nuk plotëson kriteret për rregullim ex ante (paraprak) dhe se legjislacioni për mbrojtjen e konkurrencës është i mjaftueshëm në këtë segment.

Ndërkohë që AK dhe AKEP po ja lënë njëra-tjetrës “pataten e nxehtë” të tregut celular, shifrat tregojnë se shqiptarët po paguajën kosto gjithnjë e më të lartë për shërbimet e komunikimit.

Vitin e kaluar, çdo përdorues shpenzoi mesatarisht rreth 7 mijë lekë për shërbimet e telefonisë celulare. Të dhënat nga AKEP tregojnë se shpenzimi i shqiptarëve për komunikimin me celular u rrit për të tretin vit radhazi. Treguesi ARPU (average revenue per user) i shërbimeve celulare u rrit sipër nivelit të 7 mijë lekëve për herë të parë që prej vitit 2012.

ARPU përllogaritet si raport mes të ardhurave të operatorëve celularë nga shërbimet me pakicë me numrin e përdoruesve aktivë të shërbimeve. Sipas AKEP, faktori kryesor ka qenë rritja e të ardhurave me pakicë të operatorëve celularë, si edhe pjesërisht ulja e numrit të përdoruesve aktivë.

Burimi: Eurostat

Burimi: Eurostat

Burimi: Eurostat

2
Komente

avatar
1 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
OrnelaKuveleshi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Kuveleshi
Guest
Kuveleshi

Ju lutem ta kuptoni qe fjalen “kosto” e keni jo te sakte. Nese doni te nenkuptoni “the cost”, atehere duhet perdorur fjala shqipe “kosotoja”. Eshte trajta e shquar ndaj. Pra, kur i referoheni nje kostoje ne vecanti (asaj te komunikimit), duhet thene “kosotoja” dhe jo “(nje) kosto”. Ju lutem mos ta beni me kete gabim, se eshte shume acarues. Per me teper, ju kam shkruar dhe njehere tjeter qe redaktori juaj ben madje dhe gabimin tjeter qe foljen “blej” (ne veten e trete njejes, koha e tashme, menyra deftore) e shkruan “ble”. Ne ndihme te redaktorit tuaj vij serish me… Read more »

Ornela
Editor

faleminderit