Qytetarët e Kosovës nga muaji shtator do të duhet të paguajnë edhe nga 5 euro shtesë për regjistrimin e automjetit. E gjitha kjo për shkak të një marrëveshje që kanë bërë institucionet për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.
Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tiketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.
Sipas marrëveshjes qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.
Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.
“Çdokush që e regjistron automjetin e tij, është i obliguar të pajiset me tiketë ngjitëse fillimisht të paguajë një taksë prej 4 e 90 euro por qytetarët duhet ta dine se me këtë mund ta kenë një ngarkesë financiare në momentin fillestar por shumë shpejt do lirohen nga një taksë tjetër.
Durmishi ka treguar se qytetarët do të lirohen nga pagesa 30 euro. Nga dëmet e shkaktuara nga automjetet e paregjistruara kur numri i tyre të bie.
“Një taksë që është e kompanive sigurimeve prej 30 eurove për mbulimshmërinë e dëmeve të shkaktuara prej automjeteve të paregjistruara, kjo do të hiqet në momentin kur zbret numri i automjeteve të paregjistruara në 5 për qind.
Marrëveshjen për tiketa ngjitëse e ka mirëpritur Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ka thënë se pavarësisht shumës që do paguajnë qytetarët kjo do të ndikojë pozitivisht në uljen e qarkullimit të veturave të paregjistruara.
I lehtësohet policisë së Kosovës puna në trafik. Në anën tjetër ndikon në dijen e qytetarëve. Këto vetura do bëjnë më pak aksidente nëse nuk dalin në trafik dhe në anën tjetër dihet se cilat vetura po dalin dhe nuk po dalin në trafik.
Por një vendim të tillë njohës të çështjeve ekonomike e kanë vlerësuar si barrë të qytetarëve me rastin regjistrimit të automjeteve.
Me këto barriera dhe me këtë eksperiment që po bëhet me qytetarët e Kosovës qoftë me homologim, pagesë rrymë, ujit vërtetë po rrënohet xhepi në këtë kohë krize se sa që po lehtësohet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.