Kostoja totale e masave mbështetëse të marra në Greqi për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të prekur nga pandemia vlerësohet në 5.9 miliardë euro në tremujorin e parë të këtij viti, tha ministri i Financave Christos Staikouras.
Ministri tha se kriza shëndetësore po i kushton ekonomisë rreth 2.4 miliardë euro në muaj.
Masat e tjera kufizuese të marra gjatë dy javëve të fundit kanë sjellë një kosto fiskale mujore prej 750 milionë euro.
“Ministria e Financave do të qëndrojë pranë shoqërisë për aq kohë sa është e nevojshme, por burimet e disponueshme nuk janë të pakufizuara,” tha Staikouras./Ekathimerini.gr