Kostot e fshehura të një interneti jo të qëndrueshëm
Në biznes, një internet i paqëndrueshëm mund të të kushtojë më shumë sesa mendon
Është normale të mendosh që të gjitha kompanitë dhe paketat e internetit janë njësoj.
Shërbimet më të lira të internetit mund të jenë të tilla për një arsye – shpejtësi e ulët, support i limituar dhe kufizime të tjera. Shpesh herë ndryshimi mes internetit të biznesit dhe internetit rezidencial mjegullohet – për shkak të shpenzimit të shtuar.
Por, sa është kostoja e vertetë e lidhjes së internetit për një biznes? Në këtë shkrim do përpiqemi të bëjmë një llogari të thjeshtë të kësaj.
Varësia nga Shërbimet CLOUD
Një biznes mesatar sot përdor deri 6 shërbime cloud.
Shërbimet cloud janë të varura jashtëzakonisht nga shpejtësia dhe qëndrueshmëria e internetit. (mendo Gmail, Google Drive, DropBox, POS (point of sale) etj.)
Një shembull perfekt janë kafenetë dhe restorantet që përdorin shërbime POS (point of sale) në tablet (për kamarierët) ose kompjuter për të menaxhuar porositë ose për të pranuar pagesa me kartë. Të gjitha këto aplikacione janë në cloud, dhe si të tilla varen 100% nga shpejtësia dhe qëndrueshmëria e internetit. Kur interneti nuk fuksionon, as këto aplikacione nuk funksionojnë, punonjësit nuk arrijnë të koordinohen dot, dhe kush do që të bëjë pagesa me kartë nuk i bën dot. Këto shkëputje të lidhjes së internetit mund të jenë shumë dëmtuese për bizneset që kanë volum të madh transaksionesh.
Humbje e aksesit të email-ve, dhe sistemeve CRM
Pastaj është edhe humbja e aksesit të burimeve që keni. Një zyrë programimi që i hoston të gjitha dokumentet në cloud ose në server lokal, në momentin e shkëputjes së lidhjes së internetit e gjithë skuadra e programimt mund të humbasë aksesin dhe të ndalojë puna.
Shpejtësia e ulët.
Jo të gjitha problemet lidhen me shkëputjen e internetit.
Në fakt shumë probleme lidhen dhe me humbjen e paketave siç njihet nga teknikët. Këtë mund ta përjetoni si ngadalësim i internetit, shumë kohë për të hapur një faqe web, vështirësi për të dërguar një email, ngecje të web-konferencave…
Këto nuk janë probleme që lidhen me qëndrueshmërinë e internetit, por me shpejtësinë e tij. Vini re që këto probleme lidhen direkt me nivelin e shërbimit.
Le të llogarisim konkretisht kostot.
Le ti vendosim disa numra humbjes së internetit(ose shpejtësisë së ulet të tij).
Do të përdorim shembullin e kompanisë XYZ shpk. Ka shumë menyra për të llogaritur koston e shkëputjes së internetit për një biznes por në këtë rast do ta mbajmë të thjeshtë dhe do të fokusohemi në 2 gjëra: Shuma e pagave që kompania XYZ shpk. paguan punonjësit edhe pse ata nuk janë në gjendje të punojnë, dhe shitjet e humbura që shkaktohen.
Le ta marrim që 4 punonjës secili merr 50’000 Lekë në muaj, përfshirë sigurimet. Duke u bazuar në faktin që ata punojnë 40 orë në javë (pra full-time), biznesi shpenzon rreth 312 Lekë në orë për secilin punonjës.
Nëse secili nga këta punonjës humbet 4 orë produktiviteti në muaj, sasia totale bëhet 5’000 Lekë vetëm për të paguar kohën e humbur, çdo muaj.
Por kjo nuk është e gjitha.
Konsideroni të ardhurat e humbura që biznesi mund të jetë duke humbur. Le ta marrim që çdo punonjës është përgjegjës për të kontribuar të paktën 125’000 Lekë çdo muaj, për punën e bërë. Kjo është 781 Lekë për orë në aktivitet shitjesh. Shumëzoje këtë numër me 4 orë të humbura, dhe pastaj shumëzoje për 4 persona, dhe kjo është 12’496 Lekë të humbura nga shitjet çdo muaj.
Shtojmë tani kompesimin që duhet t’i paguajmë punonjësve (5’000 Lekë), bashkë me shitjet e humbura (12’496Lekë), dhe bashkë me kostot totale janë 17’496 Lekë. Por, mund të mendosh që punonjësit mund të bëjnë gjëra të tjera gjatë kohës që nuk ka internet, apo jo? E saktë, ose mendo sesa të varur jeni ndaj kompjuterave të sistemeve të IT. Le ta marrim se çdo punonjës është 75% i varur nga sistemet e IT. Shumëzo 0.75 x 17’496, dhe del 13’122 Lekë të humbura çdo muaj nga produktiviteti dhe shitjet e humbura.
Mund të marresh një lidhje interneti të qëndrueshme për shumë më pak para në muaj se aq.
Si ti shmangësh këto humbje duke zgjedhur një linjë të qëndrueshme interneti
Ti marrësh të gjitha pikat e mësipërme në konsideratë mund të kursejë shumë dhimbje koke – pa përmendur shpenzimet në afat-gjatë.
DIGICOM, RROKE FIBREN!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.