Kostot e ndërtimit të banesave në vendnumëro, u rriten vetëm me 0.2% në 3-mujorin e tretë

02/12/2020 11:48 AM 0 komente

Kostot në ndërtimin e banesave janë rritur shumë pak, me vetëm 0.2% në tremujorin e tretë të vitit 2020, madje grupet kryesore të shpenzimeve kanë pësuar ulje në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

INSTAT raportoi sot se, në tremujorin e tretë 2020, indeksi i grupit “Shpenzime transporti” u rrit me 1,7 %, ndjekur nga indeksi i grupit “Kosto të tjera” me 1,4 % dhe indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” me 1,0 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga” me 1,9 % dhe “Shpenzime materiale” me 1,0 %.

Në tremujorin e tretë 2020 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi ulje me 0,3 %. Krahasuar me tremujorin e dytë vitit 2020, ulje kanë shënuar grupet, “Kosto të tjera”, “Shpenzime transporti” me 0,9 % secili, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 0,3 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %. Ndërsa grupi “Shpenzime materiale” nuk ka pësuar ndryshime.

INSTAT i mat kostot në bazë të një shporte me me 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi.

Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 166 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 94 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.

Kundrejt kostove të ndërtimit në vendnumëro, çmimet e banesave kanë vijuar rritjen edhe në këtë kohë pandemie.  Banka e Shqipërisë  në një anketë në operatorët e tregut të pasurive të paluajtshme gjeti se çmimet e  banesave në rang vendi shënuan rritje me 4.9% në gjashtëmujorin e parë të vitit. Rritja e ishte e ngjashme me pritshmëritë e ndërtuesve në këtë periudhë.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me 40% krahasuar vitin 2013, që përfaqëson edhe periudhën bazë.

Për Tiranën, rritja e çmimeve është edhe më e lartë, me 43.4%. Çmimet mesatare të banesave të shitura në Tiranë kanë shënuar rritje të ndjeshme, me mbi 50%, në zonat jashtë qytetit, por kanë regjistruar rënie të lehtë në zonat qendrore dhe në periferi.

Sipas agjentëve, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar janë blerë me hua bankare.

Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura është thuajse i pandryshuar krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm apo sporadik. Rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of