Pavarësisht se nuk ka marrë rezultate pozitive në vitet e fundit, Manchester United konfirmohet në vend të parë ndër klubet e futbollit në Europë për vlerën e sipërmarrjes, baras me 3.255 milionë euro, 5% më shumë se vitin e kaluar, sipas raportit të përvitshëm të KPMG.
Klubi anglez, i cili prej 5 vjetësh nuk fiton Premier League-n, u paraprin fituesve të tre edicioneve të fundit të Champions League, Real Madrid dhe Barcelona.
Real Madrid ka humbur 2% të vlerës në 2.920 milionë, për shkak të kostove për shpërblimet e paguara për katër trofetë e fituar vitin e kaluar (kostoja e personelit kalon 400 milionë, më e lartë se në gjithë klubet e tjera). Barcelona është stabël në 2.783 milionë (+1%).
Ky është edicioni i tretë i studimit “Football club’s valuation: The European Elite 2018” nga KPMG. Vlerat referohen nga 1 janari 2018. Këtu nuk merren në konsideratë as rezultatet e bilancit, as ato sportive në sezonin që sapo u mbyll. Ky është një vlerësim, bazuar në vlerën e sipërmarrjes (“enterprise value”). Ajo llogaritet – shpjegon KPMG – si shumë algjebrike mes vlerës së tregut të kapitalit (pasurisë neto) plus totalin e borxheve financiare minus shpenzimet në kesh. Studimi mat vlerën e skuadrave duke u nisur nga të ardhurat. Por këtu ndikon edhe rentabiliteti, rrjetet sociale, vlera e transferimit të lojtarëve dhe pronësia e stadiumit.
Vlera totale e 32 klubeve europiane më të rëndësishme është 32,5 miliardë, 9% më shumë se vitin e kaluar. “Industria e futbollit vijon të rritet, edhe pse ajo është më e ulët se +14% që ishte vitin e kaluar. Një ndër faktorët e rritjes është rritja e të ardhurave me 8%”, – thotë Andrea Sartori, partner i KPMG dhe udhëheqës botëror i sportit që ka drejtuar studimin.
“Pavarësisht se kostot e transferimeve dhe pagave janë duke u rritur shumë, 32 klubet kryesore kanë një përgjithësi një rezultat pozitiv para taksave”, baras me 629 milionë euro “që është rritur 17 herë krahasuar me një vit më parë”, – thekson Sartori.
Klubet angleze dominojnë, 9 nga 32 (të gjithë në 20 të parët), dhe kanë një vlerë sipërmarrje prej 13.787 milionë, baras me 42% të totalit, falë një vlere më të madhe të të drejtave televizive (vetëm Chelsea ka një bilanc negativ).
Position | Clubs | Mid-point EUR million | Y-o-Y change EUR (%) | Y-o-Y change local currency (%) |
1 | Manchester United FC | 3 255 | 5% | 10% |
2 | Real Madrid CF | 2 920 | -2% | / |
3 | FC Barcelona | 2 783 | 1% | / |
4 | FC Bayern München | 2 552 | 4% | / |
5 | Manchester City FC | 2 160 | 9% | 14% |
6 | Arsenal FC | 2 102 | 7% | 12% |
7 | Chelsea FC | 1 765 | 10% | 15% |
8 | Liverpool FC | 1 580 | 19% | 24% |
9 | Juventus FC | 1 302 | 7% | / |
10 | Tottenham Hotspur FC | 1 286 | 27% | 33% |
11 | Paris Saint-Germain FC | 1 142 | 14% | / |
12 | Borussia Dortmund | 1 060 | 9% | / |
13 | Atlético de Madrid | 900 | 14% | / |
14 | FC Schalke 04 | 673 | -3% | / |
15 | Leicester City FC | 596 | 29% | 35% |
16 | West Ham United FC | 531 | NEW | NEW |
17 | SSC Napoli | 518 | 27% | / |
18 | AC Milan | 514 | -6% | / |
19 | Everton FC | 512 | 12% | 17% |
20 | FC Internazionale Milano | 491 | 14% | / |
21 | AS Roma | 455 | 0% | / |
22 | Olympique Lyonnais | 429 | 35% | / |
23 | Beşiktaş JK | 333 | 52% | 86% |
24 | Athletic Club Bilbao | 331 | 10% | / |
25 | Galatasaray SK | 330 | -13% | 7% |
26 | SL Benfica | 328 | -3% | / |
27 | Fenerbahçe SK | 319 | -9% | 12% |
28 | Sevilla FC | 316 | 21% | / |
29 | AFC Ajax | 283 | 3% | / |
30 | AS Monaco FC | 259 | NEW | / |
31 | SS Lazio | 241 | 6% | / |
32 | Valencia CF | 239 | 2% | / |