Me mbylljen e merkatos dimërore të transferimeve për vitin 2020, KPMG Football Benchmark publikoi një përditësim të vlerësimeve të tij mbi vlerën e tregut të lojtarëve.
Analiza përfshin më shumë se 5 mijë lojtarë në 12 kampionate, mbështetur në statistikat e fundit sportive të Opta. Vlerësimet përfshijnë futbollistë të kampionateve më të mëdhenj – Argjentinë, Angli, Belgjikë, Brazil, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Portugali dhe Turqi si dhe EFL Championship (divizioni i dytë anglez).
KPMG thekson se analizat e vlerës së tregut lidhen vetëm me komisionet për transferimin fiks dhe nuk marrin parasysh bonuset mbështetur në paraqitjen e lojtarit.
Në vend të parë të klasifikimit të dhjetë futbollistëve, vlera e të cilëve është rritur më shumë duke nisur nga nëntori 2019, qëndron sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martínez (+31 milionë euro).
Në vend të dytë, talenti i Borussia Dortmund, sulmuesi Erling Haaland (+26 milionë), ndjekur nga sulmuesi,= i RB Leipzig, Timo Werner (+24 milionë). Sulmuesi anglez i cili luan me klubin e Borussia Fortmund, Jadon Sancho (+23 milionë) qëndron në vend të katërt të këtij klasifikimi.
Katër nga dhjetë futbollistë, vlera e të cilëve është rritur më shumë në këtë periudhë janë më pak se 22 vjeç. Më i riu prej tyre është sulmuesi Mason Greenwood i cili luan te Manchester United. Lojtari më i madh në këtë klasifikim është mesfushori portugez, i cili luan po me Manchester United, Bruno Fernandes (25 vjeç).
Bundesliga është kampionati më i përfaqësuar (5 lojtarë), ndjekur nga Premier League angleze (4), ndërsa Seria A përfaqësohet me vetëm një lojtar në këtë klasifikim (Lautaro Martinez).