KPMG: Mbappè vlen 200 milionë, Messi në rënie

01/09/2020 12:56 PM 0 komente

Megjithatë, sipas KPMG, pjesa më e madhe e lojtarëve nuk e kanë rikuperuar ende vlerën e tyre të tregut para pandemisë

 

KPMG Football Benchmark publikoi një azhurnim të vlerave të futbollistëve të cilët luajnë në 10 ligat më të mëdha të futbollit në Europë. Pas përditësimit në muajin maj 2020 – gjatë të cilit u regjistrua një rënie e ndjeshme – tendenca, sipas shoqërisë së auditimit është në ngritje.

Në nëntor 2019, vlera e futbollistëve, të cilët u përkasin këtij grupi (Seria A, Premier League, La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Eredivisie, Jupiler Pro League, Super Lig e Primeira Liga), ishte 36,3 miliardë euro. Kjo shifër arriti maksimumin 37,3 miliardë në shkurt 2020.

Më pas erdhi rënia vertikale, si pasojë e emergjencës së koronavirusit, e cila e çoi vlerën totale në 30,7 miliardë euro, me një rritje në lehtë në gusht, 31,9 miliardë euro, ose +3.8%.

Në vend të parë të klasifikimit të 10 futbollistëve me vlerën më të lartë është sërish futbollisti francez, Kylian Mbappè (Paris Saint-Germain). Sipas KPMG, sulmuesi vlen tani 200 milionë euro (+12 milionë krahasuar me përditësimin e mëparshëm). Në vend të dytë, Neymar, vlera e të cilit është 148 milionë euro (-1 milion krahasuar me maj 2020). Podiumi mbyllet me sulmuesin Raheem Sterling, i cili luan te Manchester United (140 milionë, +6).

Futbollisti anglez Jadon Sancho (Borussia Dortmund) është lojtari i cili ka fituar më shumë pozicione në top 10 (+2), vlera e të cilit sot është 136 milionë euro (+8 mln). Në rritje edhe vlera e Manè dhe Alexander-Arnold, ndërsa vlera e Lionel Messi ka zbritur me tre pozicione: në 124 milionë euro (-11 milionë).

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of