Sa vlejnë shoqëritë e futbollit? Edhe këtë vit, kësaj pyetje i jep përgjigje KPMG, në raportin “Football Clubs’ Valuation: The European Elite 2020”, një analizë për vlerën e biznesit të 32 klubeve më të mëdha europiane.
Sipas raportit, vihen re disa ndryshime pozicionesh në top 10, me përjashtim të vendit të parë dhe të dytë që mbeten të pandryshuar, me praninë e Real Madrid dhe Manchester United. Në vend të tretë, një hyrje e re, Barcelona, që lë pas Bayern Munchen.
Klubet që bëjnë pjesë në top 10 janë të njëjtët si edhe në vitin 2019. Bën përjashtim Paris Saint-Germain i cili ngjitet në vend të 9 në renditje, duke nxjerrë jashtë Juventus. Ndryshime të rëndësishme edhe për Liverpool, që ngjitet me dy pozicione, duke u renditur në vend të 5-të dhe Arsenal, që zbret në vend të 10.
Tre klubet e para në renditje kapërcejnë vlerën 3 miliardë euro. Klubet e futbollit, nga vendi i 4-t në të 8-in vlejnë më shumë se 2 miliardë euro. Në fund, vlera e PSG dhe Arsenal është respektivisht 1.91 dhe 1,81 miliardë euro.
Në klasifikim dominojnë klubet angleze, me 9 skuadra, vlera totale e të cilave është 16,39 miliardë euro. Në vend të dytë, klubet spanjolle (7 klube, 9,27 miliardë), ndjekur nga klubet gjermane (3 klube, 4,97 miliardë), italiane (6 klube, 4,76 miliardë) dhe në fund ato franceze (2 klube. 2,45 miliardë).