Sa vlejnë skuadrat e futbollit? Kësaj pyetje i përgjigjet KPMG, në raportin e tij të katërt “Football Clubs’ Valuation: The European Elite 2019”. Pas tre vitesh stabiliteti në podium, këtë vit, në klasifikimin e klubeve me vlerën më të lartë, ka pasur disa ndryshime,
Klubi i Florentino Perez, pasi fitoi tre Champions League me radhë dhe pasi humbi Cristiano Ronaldo, kalon Manchester United, i cili ka qenë në krye të klasifikimit në tre edicionet e para të studimit (3,207 milionë euro, duke regjistruar rënie 1%).
Në vend të tretë në klasifikim, Bayern München me 2.696 milionë euro (+6%), duke u renditur para Barcelonës, në rënie me 4%, në 2.676 milionë euro.
Të tjera ndryshime në top 10 përfshijnë Tottenham Hotspur që ka lënë pas Juventus, në vendin e nëntë; Arsenal është zhvendosur në vendin e tetë, i paraprirë nga Chelsea dhe Liverpool.
Real Madrid dhe Manchester United janë klubet e vetme sipër pragut 3 miliardë euro në lidhje me Enterprise Value. Tetë klubet e para mund të mburren me një EV më shumë se 2 miliardë euro, me Chelsea dhe Liverpool që i janë bashkuar këtij grupi.
Edhe pse top 10 përbëhet nga të njëjtat klube të vitit të kaluar, të gjithë klubet kanë ndryshuar pozicion, me përjashtim të Manchester City që ka ruajtur vendin e pestë.
Ndër skuadrat e tjera, Celtic është një hyrje e re së bashku me Villarreal, ndërsa Valencia dhe Fenerbahçe kanë dalë nga klasifikimi.
Vlera totale e 32 klubeve kryesore europiane është rritur me 9% në 35,5 miliardë (+35% në tre vjet). Në klasifikim dominojnë klubet angleze, me 9 skuadra, me një vlerë totale prej 15,4 miliardë eurosh; më pas Spanja (6 klube, me vlerë 7,8 miliardë euro); Gjermania (3 klube, 4,5 miliardë euro), Italia (6 klube, 4,1 miliardë euro) dhe Franca (3 klube 2,0 miliardë euro).
Në këtë studim merren në konsideratë pesë parametra: përfitueshmëria, popullariteti në rrjetet sociale, potenciali sportiv, (vlera skuadrës në treg), të drejtat televizive, pronësia e stadiumit. Në analizë përfshihen dy bilance deri më datë 30 qershor 2018 dhe janë përjashtuar rezultatet ekonomike dhe sportive të sezonit sportiv 2018 – 2019.