KPMG, rënie të konsiderueshme të ardhurash nga stadiumet për klubet e futbollit

09/07/2020 8:21 PM 0 komente

Emergjenca e koronavirusit ka detyruar shoqëritë e futbollit të mbyllin stadiumet për tifozët. Kudo diskutohet mbi mundësitë për të rikthyer tifozët gradualisht në stadium në muajt e ardhshëm, por po ashtu shtrohet edhe pyetja se si do të ndryshojë përvoja e ndeshjes për shkak të pandemisë.

Struktura e ardhshme e stadiumeve mund të marrë parasysh emergjencën, duke përsosur edhe teknologjitë në dispozion dhe duke i aplikuar, për shembull, te hyrja në stadium, blerja e ushqimit dhe pijeve (me mundësinë për të shmangur radhët, duke porositur nga vendi). Kjo me qëllim ruajtjen e distancave dhe shmangien e grumbullimeve.

Zbatimi, megjithatë, është i kushtueshëm dhe, për shembull, vullneti për të ruajtur largësinë mes tifozëve kërkon struktura më të mëdha, ose, si alternativë, stadiume me numër të reduktuar tifozësh. Të gjitha këto mundësi ndikojnë te të ardhurat e klubeve që vijnë nga stadiumi, një burim kyç për shoqëritë, i ndikuar edhe nga mënyra se si stadiumet përdoren.

Ndalimi i ndeshjeve në fillim dhe më pas luajtja e tyre me dyer të mbyllura ka ndikuar te të ardhurat e klubeve nga ‘matchday’ (ndeshja e ditës). Një grafik i KPMG tregon 10 shoqëritë me të ardhurat më të larta në sezonin 2018/19 nga ndeshjet e luajtura në shtëpi, në të gjitha kompeticionet.

Kjo është rënia më e konsiderueshme në përqindje mes shoqërive të analizuara. Barcelona kryeson këtë renditje, ku humbjet vlerësohen në 36,2 milionë euro. Në vend të dytë, Real Mardrid, me 34,4 milionë euro; në të tretin, Manchester United, ku humbjet nga ‘matchday’ vlerësohen në 29 milionë euro.

Në sezonin 2018/19, të ardhurat e ‘blaugranave’ dhe ‘los blancos’ ishin përkatësisht 174,9 dhe 155 milionë euro; ndërsa për Manchester United, të ardhurat në këtë sezon ishin 125,7 milionë euro.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of