KPMG Football Benchmark ka bërë përditësimin e ri mbi vlerën e tregut të futbollistëve pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Shoqëria e autidimit raporton se vlera e përgjithshme e 500 futbollistëve më të kushtueshëm ka rënë me 10,3% që nga shkurti, por tregu po shfaq një rritje të ngadaltë në muajin e fundit.
Nga fillimi i emergjencës shëndetësore deri në muajin maj, vlera e Top 500 dhe Top 100 futbollistëve më të kushtueshëm ka rënë përkatësisht 19,6% dhe 17,9% për shkak të pasigurisë në përfundimin e kampionateve në të gjithë Europën.
Megjithatë, nga atëherë, tregu e ka marrë disi veten – nga maji në gusht, vlera e top 500 dhe top 100 futbollistëve është rritur përkatësisht me 9,2% dhe 8,2%. Ndërsa përditësimi i fundit tregon një rritje shumë më të ngadaltë nga gushti në tetor: +2,2% për 500 futbollistët më të kushtueshëm dhe +2,1% për 100 lojtarët më të kushtueshëm .
Në tre vendet e parë, dominojnë klubet angleze. Manchester City mbetet klubi me vlerën më të lartë të skuadrës. Në vend të dytë Liverpool, ndjekur nga Cheslea. Për shkak të kufizimeve në investime dhe krizës së pandemisë, Real Madrid dhe Barcelona shënojnë zbritje në këtë renditje. Në top 10 ndodhet edhe një klub Italian, Juventus, vlera e skuadrës së të cilit është 733 milionë euro.
Megjithatë, përbërja e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në treg nuk ka ndryshuar, edhe pse ka disa ndryshime pozicionesh në klasifikim. Mbappè ruan vendin e parë (200 milionë), i ndjekur nga Sterling (138 milionë) dhe Sancho (135), të cilët lënë pas Neymar (130 milionë, në rënie me 18 milionë).
Barcelona ka në radhët e saj Ansu Fati, lojtarin, vlera e të cilit është rritur më shumë nga gushti në tetor me 26 milionë euro.