Kredia e Bankës Botërore, KESH gati transhin e tretë, hap procedurat e importit për nëntorin

23/10/2017 3:49 PM 0 komente

Korporata Elektroenegjetike Shqiptare do të importojë energji edhe gjatë muajit nëntor në një përpjekje për të ruajtur rezervën e saj hidrike në kaskadën e Drinit. Korporata shpalli kërkesën e saj duke ftuar operatorët e interesuar për të shitur energjinë e tyre tek kompania publike për muajin nëntor.

Kjo është procedura e tretë që KESH hap në harkun e tre muajve dhe që do të paguhet nga kredia e Planit të Rimëkëmbjes me Bankën Botërore.

Sipas shpalljes KESH kërkon të blejë deri në 129 600 Mwh energji e njëjta sasi e kërkuar edhe për shtatorin por më pak se muaji aktual. Periudha e lëvrimit do të jetë nga data 1-30 nëntor me profil 00:00-24:00.

Kompanitë duhet të paraqesin interes pranë zyrave të KESH ndërkohe që ofertat e tyre duhet të jenë të vlefshme deri në datë 30 tetor 2017.

Këto ditë pritet që edhe OSHEE të hapë tenderin e saj për importet në nëntor ndërkohë që sot (23 tetor) shpërndarja hapi procedurë vetëm për plotësimin e 6 ditëve të fundit të tetor me energji.

KESH dhe OSHEE kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për importe. Vetëm KESH ka në dispozicion 22.4 milionë euro nga kredia me BB dhe aktualisht ka shpenzuar 12.7 milionë euro për shtator-tetor. OSHEE nga ana tjetër ka përballuar importet me fondet e veta dhe së fundmi i janë transferuar edhe 7.3 milionë euro nga buxheti.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of