Kredia për bizneset jashtë vendit ulet, por problemet shtohen

03/10/2018 10:00 AM 0 komente

Kredia për bizneset jashtë vendit ka ardhur në rënie gjatë pjesës së parë të vitit, por kredia me probleme në këtë kategori huamarrësish është rritur me ritme të shpejta në të njëjtën periudhë, raporton Banka e Shqipërisë.

Teprica e kredisë për jorezidentët ra me rreth 4.3% në janar-qershor 2018, ndërkohë që kredia me probleme për këto subjekte u rrit me 38%, duke arritur nivelin 3.5 miliardë lekë.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, Raporti i Kredive me Probleme për huatë e dhëna për jorezidentët u rrit në 5.6% në fund të 6-mujorit, nga 3.9% në fund të vitit 2017. Në periudhat në vazhdim, ecuria e këtij portofoli dhe e formave dhe juridiksioneve ku ai është i pranishëm do të vijojë të monitorohet, me synim administrimin e rreziqeve të mundshme, raportoi Banka.

Gjatë periudhës, kredia për subjektet jorezidente dhe pesha e saj ndaj tepricës së kredisë kanë shënuar rënie. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, kredia për jorezidentët ishte rreth 62 miliardë lekë dhe zinte 10.6% të tepricës së kredisë së sektorit bankar, nga 11.6% një vit më parë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë, kredia për jorezidentët ka rënë me 4.3%, por në krahasim me një vit më parë ajo ka shënuar një tkurrje të konsiderueshme ë 11%, kryesisht si pasojë e rënies së kredisë për bizneset jorezidente me 6% në terma gjashtëmujorë, dhe me 15% ndaj një viti më parë.

Kredia e dhënë për jorezidentët mbizotërohet nga kredia në euro. Në përgjithësi është orientuar në afate të gjata maturimi (mbi 12 muaj), dhe peshën kryesore në tepricën e kësaj kredie e zë kredia afatmesme.

Kryesisht kredia për jorezidentet është dhënë kryesisht në Kosovë dhe zotërohet nga dy banka.

Rritja ka qenë e shpejtë, duke filluar nga mesi i 2014-s, për t’u përshpejtuar në 2016, ku rritja e huasë për bizneset jashtë vendit u zgjerua me 40%.

Arsyet që nxiten bankat të japin hua jashtë lidhen kryesisht me faktin që kërkesa në tregun e brendshëm, kryesisht nga bizneset e mëdha, ra, teksa kërkesa në Kosovë për produktet shqiptare të kredisë ishte më e lartë për shak se interesave të larta që ofronin bankat në Kosovë.

Ekspertët të sektorit bankar e kanë vlerësuar të vështirë administrimin e kredisë jashtë vendit për shkak të mjedisit të panjohur, jo vetëm sa i përket biznesit, por edhe institucioneve të tjera, si p.sh., gjykatat.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of