Pandemia ka ndikuar negativisht në kushtet që bankat aplikojnë për bizneset që duan të marrin kredi për investime, për shkak të percepotimit të bankave për një rrezik të shtuar për perspektivën ekonomike dhe situatën e krijuar nga koronavirusi.
Ky risk i shtuar është reflektuar në formën e interesave më të shtrenjta për huatë. Edhe vetë bizneset nuk janë të prirur të marrin kredi për investime.
Në të kundërt, bankat janë më të prirura të japin hua për individët. Por gjithsesi këta të fundit nuk janë shumë të prirur të marrin kredi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Bazuar në gjykimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan për kreditë akorduar bizneseve në tremujorin e tretë, veçanërisht në kreditë për financimin e investimeve, për të dyja kategoritë e madhësisë sëbiznesit. Po ashtu, edhe kushtet e termat e kreditimit për bizneset u shtrënguan, në reflektim të situatës nga pandemia Covid-19 dhe pasigurive të lidhura me të.
Tabloja e standardeve dhe kushteve të kreditimit për individët paraqitet e kundërt më atë të bizneseve për tremujorin e tretë, duke shfaqur lehtësim tek të gjithë treguesit kryesorë. Kërkesa për kredi u përceptua e vakët në financimin e investimeve dhe në kategorinë e bizneseve të mëdha, ndërkohë që ajo për financimin e nevojave për likuiditet dhe kërkesa nga biznesi i vogël e i mesëm u raportua më e lartë në këtë tremujor. Individët vijuan të mbeten hezitues e të shfaqin kërkesë të ulët për kredi edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Pritjet e agreguara për tremujorin e fundit të vitit tregojnë shtrëngim të lehtë të standardeve të kreditimit për bizneset, përkundrejt një lehtësimi në kategorinë e individëve. Kërkesa për kredi parashikohet të gjallërohet në tremujorin e fundit të vitit, e shpërndarë në të gjitha kategoritë e bizneseve e individëve, si edhe për të gjitha qëllimet e përdorimit.
Bizneset
Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të shtrënguara edhe në tremujorin e tretë të vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të biznesit të madh, nxitur prej kredive dhënë me qëllim financimin e investimeve. Në të kundërt, standardet e kreditimit për kreditë e akorduara me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet u lehtësuan disi në tremujorin e tretë.
Bazuar në gjykimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan për kreditë akorduar bizneseve në tremujorin e tretë, veçanërisht në kreditë për financimin e investimeve, për të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit. Po ashtu, edhe kushtet e termat e kreditimit për bizneset u shtrënguan, në reflektim të situatës nga pandemia Covid-19 dhe pasigurive të lidhura me të. Tabloja e standardeve dhe kushteve të kreditimit për individët paraqitet e kundërt më atë të bizneseve për tremujorin e tretë, duke shfaqur lehtësim tek të gjithë treguesit kryesorë.
Kërkesa për kredi u perceptua e vakët në financimin e investimeve dhe në kategorinë e bizneseve të mëdha, ndërkohë që ajo për financimin e nevojave për likuiditet dhe kërkesa nga biznesi i vogël e i mesëm u raportua më e lartë në këtë tremujor. Individët vijuan të mbeten hezitues e të shfaqin kërkesë të ulët për kredi edhe në tremujorin e tretë të vitit. Pritjet e a greguara për tremujorin e fundit të vitit tregojnë shtrëngim të lehtë të standardeve të kreditimit për bizneset, përkundrejt një lehtësimi në kategorinë e individëve.
Kërkesa për kredi parashikohet të gjallërohet në tremujorin e fundit të vitit, e shpërndarë në të gjitha kategoritë e bizneseve e individëve, si edhe për të gjitha qëllimet e përdorimit.
Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të shtrënguarae dhe në tremujorin e tretë të vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të biznesit të madh, nxitur prej kredive dhënë me qëllim financimin e investimeve. Në të kundërt, standardet e kreditimit për kreditë e akorduara me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet u lehtësuan disi në tremujorin e tretë.
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me aftësinë paguese të kredimarrësit. Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ishte faktor që luajti rol në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Pandemia dhe pasiguritë e lidhura me të u raportua sifaktor me ndikim shtrëngues në standardet e kreditimit edhe në këtë tremujor. Në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit për bizneset ndikuan kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilancet e bankave.
Kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve u raportuan të shtrënguara edhe në tremujorin e tretë. Kushtet çmim u shtrënguan, në sajë të marzheve më të larta të aplikuara si mbi kreditë me rrezik, ashtu edhe mbi ato normale. Shtrëngimi i kushteve jo çmim u reflektua në reduktim të madhësisë së kredisë, shtim të kërkesës për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive. Në të kundërt, zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë akorduar për bizneset u raportua si i vetmi faktor me ndikim në kahun lehtësues të kushteve dhe termave jo çmim në tremujorin e tretë.
Individët, më lehtë të marrin kredi
Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit 2020. Lehtësimi i standardeve u aplikua si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për ato në blerjen e banesave. Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët, kryesisht në kreditë konsumatore.
Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan kryesisht nga treguesit e lidhur me perceptimin për rrezikun nga ana e bankave, të tilla si: rreziku më i ulët nga kolaterali; aftësia paguese e kredimarrësit; si edhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave. Po ashtu, bankat treguan një tolerancë disi më të lartë ndaj rrezikut për kreditë dhënë individëve këtë tremujor. Faktorët e tjerë u raportuan të pandryshuar nga një tremujor më parë.
Kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie edhe në tremujorin e tretë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave. Në tremujorin e fundit pritet një gjallërim i kërkesës për kredi në të dyja kategoritë, për financimin e konsumit dhe blerjen e banesave.
Sipas gjykimit të bankave, nevojat më të ulëta në financimin e konsumit dhe të blerjes së banesave, zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe shtimi i kredive në bankat e tjera sollën rënien e kërkesës për kredi në tremujorin e tretë të vitit. Po ashtu, bankat kanë vlerësuar se në tremujorin e tretë të vitit, rënia e të ardhurave dhe pasiguria financiare për të ardhmen, të shkaktuara nga zgjatja e periudhës së pandemisë, ishte një prej faktorëve kryesorë që solli rënien e kërkesës për kredi.
Si faktorë që kanë zgjeruar kërkesën për kredi të individëve këtë tremujor janë raportuar përmirësimi i besimit konsumator, niveli i përgjithshëm i normave të interesit, si edhe fushatat e ndërmarra nga bankat për të gjeneruar kërkesë të shtuar për kredi nga individët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.