Kreditorët dështuan në bisedime, tani “vendos” raundi i dytë

25/06/2015 1:20 PM 0 komente

Ministrat e financës së eurozonës u përballën me disa propozime, të nxitura nga bisedimet mes Tsipras-Legarde-Draghi-Juncker, përfundimi i takimit të të cilëve nuk nxorri asnjë konkluzion mbi fatin e shtetit Helen.

Tre institucionet kreditore të Greqisë nuk arritën marrëveshjen e duhur, nga dokumenti që Greqia i dërgoi të djelën mbrëma. Ata i kanë dërguar ministrave të financave, të cilët do të mblidhen sot në mbrëmje, të rishikojnë disa nga pikat e propozimeve greke, ndonëse gjatë takimit të sotëm, Tsipras nuk ishte dakord me to, bën të ditur një zyrtar grek për Bloomberg.

“ N.q.s ky propozim nuk është i pranueshëm për krerët e financave evropiane, ne do të mendojmë të përgatisim një alternativë”- ka thënë ministri Austrian Hans Joerg Schelling, në një prenoncim për mediat.

Ai ka vijuar duke thënë se jam i bindur se do të ketë një marrëveshje, por kalimi i kohës e ka vështirësuar arritjen e saj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of