Kristalina Georgieva e Bullgarisë ka thënë se ekonomia globale duhet të jetë e gatshme për të përballuar një rënie të re ekonomike, fill pas zgjedhjes për të kryesuar Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ekonomistja tha që ajo po merrte përsipër përgjegjësinë e organizatës me bazë në Uashington në një kohë kur rritja po ngadalësohej, tensionet e tregtisë po rriteshin dhe kishin borxhe në nivele rekord.
Në një deklaratë, Georgieva tha: “FMN është një institucion unik me një histori të shkëlqyeshme dhe një staf të klasit botëror. Unë vij si një besimtare e vendosur në mandatin tim, për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit të sistemit global ekonomik dhe financiar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Në të vërtetë, sipas mendimit tim, roli i Fondit nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se tani. ”
Georgieva shtoi se ajo kishte një “përgjegjësi të madhe” duke marrë përsipër punën në një kohë të vështirë të rritjes ekonomike, tensioneve tregtare dhe niveleve të larta historikisht të borxhit. Ajo tha se objektivat afatgjatë të FMN-së përfshinin “trajtimin e çështjeve të tilla si pabarazitë, rreziqet e klimës dhe ndryshimet e shpejta teknologjike.”
Georgieva, më parë numri dy në Bankën Botërore, fillon mandatin e saj pesë-vjeçar javën tjetër, në kohë për mbledhjen vjetore të FMN më vonë në muaj.
/THE GUARDIAN