Përkrahësit e politikës industriale të BE-së duan të kthehen pas në vitet ’70
Pakënaqësitë kundër rritjes së çmimit të karburantit, konfuzioni mbi marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, zhgënjimi ndaj paqartësisë së situatës ligjore të Presidentit amerikan, të krijojnë ndjesinë sikur Europa është kthyer pas në vitet 1970.
Edhe në qarqet politike, po flitet po aq lirshëm për “kampionët e korporatave” dhe “politikat industriale” sa flitej edhe gjatë epokës së atyre viteve. Vetëm teknokratët e egër në Komisionin Europian po qëndrojnë në rrugën e një kthimi të plotë në drejtimin e epokës së lulëzimit të diskove, shkruan The Economist.
Ende nuk flitet për shtetëzime në shkallë të gjerë. Por ka një tension të ri në politikëbërjen e BE-së. Nga njëra anë, janë tifozët e rregullave të konkurrencës që janë po aq të vjetër sa edhe vetë projekti europian, i cili i ndalon shtetet anëtare nga proteksionizmi i “kampionëve kombëtarë”.
Nga ana tjetër, janë ata që argumentojnë se këto rregulla po e pengojnë shfaqjen e “kampionëve europianë” të aftë për të tejkaluar rivalët nga Kina dhe Amerika.
Industrialistët e mëdhenj prej kohësh e shohin me skepticizëm Komisionin Europian dhe institucionin e tij të zbatimit të konkurrencës. Ky institucion drejtohet nga Margrethe Vestager, një daneze e zellshme me aspirata të larta politike (ajo është një prej kandidatëve që mund të marrin drejtimin e komisionit pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj). Opinione të tilla po dëgjohen shpesh kohët e fundit.
Por, përse qeveritë europiane duhet të veprojnë sipas rregullave të caktuara dhe jo për shembull, që të subvencionojnë firmat vendase, nëse rivalët e tyre nuk i vlerësojnë ato? A nuk duhet të reagojë Europa kundër ndërhyrjeve industriale kineze dhe kundër proteksionizmit amerikan? Skeptikët e konkurrencës kanë ndikuar duke krijuar përçarje. Më 20 nëntor, BE-ja ra dakord që t’u lejojë qeverive të bllokojnë investimet e huaja në industri të caktuara, duke filluar nga infrastruktura, te media dhe te mbrojtja.
Një veprim i tillë është kryesisht një përgjigje ndaj shqetësimeve rreth firmave europiane në pronësi të ndërmarrjeve kineze. Megjithëse një lëvizje proteksioniste, ajo nuk është më e rëndë se mekanizmat e ngjashëm që Amerika i përdor shpeshherë. Emmanuel Macron, Presidenti francez, i ka sugjeruar Brukselit të ndalojë firmat jo-europiane nga tenderët publikë nëse edhe vendet e tyre veprojnë në të njëjtën mënyrë. Mënyra të reja janë gjetur për financimin e fondeve shtetërore për industrinë, për shembull nëpërmjet granteve për kërkim dhe zhvillim. Por kjo shkel frymën e rregullave europiane të ndihmës shtetërore.
Znj. Vestager e ka zgjidhur situatën nëpërmjet një pakete për të “modernizuar” mënyrën se si BE-ja e vlerëson situatën. Lobimi më i zëshëm ka qenë në drejtim të bashkimeve. Politikanët europianë e kanë shprehur kënaqësinë e tyre në drejtim të bllokimit të bizneseve të mëdha amerikane, si vendosja e gjobave të larta ndaj Google dhe Apple. Por ata janë shprehur se do të dëshironin që ajo të bënte më shumë për vendasit e saj, për shembull duke lehtësuar rregullat për të lejuar krijimin e “kampionëve europianë”.
Këtu mund të përmendin telefoninë celulare. Europa shpeshherë i bllokon bashkimet që do t’i jepnin një operatori një pozitë dominuese, në një shtet të vetëm anëtar. Në të kundërt, trustbuster-at amerikanë tentojnë të shohin efektet e bashkimit në të 50 shtetet e tyre. Si rezultat, Europa ka rreth 100 operatorë, ndërsa Amerika po kalon nga katër rrjete në tre.
Si mund të krijohet mundësia që kompanitë europiane të arrijnë të rrisin fitimet e tyre, por edhe të zhvillojnë ambiciet jashtë shtetit?
Sindikatat bien dakord me drejtuesit e tyre sa i përket domosdoshmërisë për firma më të mëdha, të cilat ata shpresojnë se do të shoqërohen edhe me përfitime më të mëdha dhe me paga më të larta. Ata kanë aleatë të mëdhenj politikë. Në qershor, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji i konkurrencës europiane “nuk na ndihmon aq sa duhet për të ndërtuar” kampionë të tillë.
Z. Macron, i cili ka punuar me sindikatat gjatë viteve të tij si bankier investimesh, po përpiqet për të njëjtën gjë. Ai i ka nxitur firmat franceze që të krijojnë marrëveshje me grupe të tjera europiane, duke i etiketuar ata si “kampionë europianë”. Një bashkim që mund të përmendet këtu është ai i Siemens të Gjermanisë me Alstom të Francës. Qëllimi është të krijohet një kompani “Railbus”, që do të jetë e aftë për të konkurruar globalisht, në të njëjtën mënyrë që Airbus vepron në industrinë ajrore.
Mbështetësit e një ideje të tillë thonë se Europa ka nevojë për një titan, nëse do të konkurrojë me gjigantin hekurudhor të Kinës, CRRC. Megjithatë, deri më tani, znj. Vestager duket se po i reziston kësaj marrëveshje. Sipas saj, bashkime të tilla do t’i jepnin Europës një fuqi rreth tre herë më të madhe sesa rivalit të saj, vetëm në rast se ajo do të pranonte të hiqte dorë nga disa prej bizneseve të saj. Deri më tani, Komisioni ka mbajtur një qëndrim asnjanës si ndaj skeptikëve, ashtu edhe ndaj përkrahësve.
Një bashkim i dy bursave, Deutsche Börse dhe Bursës së Londrës, u bllokua në vitin 2017. Ndërsa bashkimi ndërmjet Arcelor Mittal dhe Ilva, një kompanie italiane në vështirësi ekonomike, u miratua në maj. Essilor dhe Luxottica, dy kompani të mëdha syzesh, u bashkuan me miratimin e BE-së në mars, në një kompani më të madhe sipas një marrëveshje prej 48 miliardë eurosh (54 miliardë dollarësh). Një aleancë ushtarake e ndërtimit të anijeve midis Italisë dhe Francës është në shqyrtim e sipër. Znj. Vestager, mesa duket po e humbet influencën e saj. Britania, e cila shpeshherë ka ndihmuar në bllokimin e proteksionizmit franko-gjerman, është në rrugë të mbarë dhe po largohet. Populistët që ankohen për ditët e mira të industrisë europiane të së kaluarës, për fat të mirë fajësojnë Brukselin që ka ndërhyrë, duke i penguar në krijimin e bashkimeve.
Ata mund të jenë më të fuqishëm pas zgjedhjeve europiane. Një prej faktorëve kryesorë që ndikon në krijimin e bashkimeve është rënia e rëndësisë së Europës si një kontinent i kompanive të mëdha globale. Një dekadë më parë, 28 nga 100 firmat më të rëndësishme të botës i kishin selitë e tyre në Bashkimin Europian. Kjo shifër ka shkuar në më pak se 17 dhe do të ulet në 12 kur Britania të largohet nga blloku europian.
Kompania më e re, me vlerë mbi 100 miliardë dollarë amerikanë, që u themelua në një vend të BE-së është SAP, një gjigant softuerësh gjermanë në vitin 1972. Bashkimet e kompanive të ndryshme mund të jetë e vetmja mënyrë që Europa të rimëkëmbet në këtë drejtim. Politikëbërësit europianë, edhe në qoftë se nuk do ta pranojnë publikisht, e dinë fare mirë se shumica e letargjisë së korporatave është si pasojë e rregullave arkaike të punës, tregjeve anemike të kapitalit dhe një tregu të vetëm. Por reformimi i tyre është më i vështirë se kurrë më parë.
Ndërsa fajësimi i Brukselit për problemet e industrisë europiane është shumë më i vogël.