NGA KETU drejt universit duke udhëtuar në një ashensor hapësinor: është ëndrra e një grupi shkencëtarësh udhëhequr nga John Badding Penn State University i cili ka realizuar për herë të pare ‘nanofili-n’ (një strukturë gati njëdimensionale e gjysmë-përcuesve ose metaleve) e diamantëve. Bëhet fjalë për një lloj krejt të ri materiali akoma më të ngurtë dhe të qëndrueshëm se ‘nanotubat’ dhe që mund të aplikohet nga fanta-shkenca. Hulumtimi që çoi në prodhimin e këtij materiali të ri është përshkruar në revistën Nature Materiala.
Krijimi i ‘telave’, shpesh vetëm pak atome, përbërë në të njëjtën mënyrë si diamantet (materiali më solid që njohim) është një objektiv i ndjekur për dekada të tëra teksa mund të jetë çelësi për krijimin e materialeve të reja super-rezistente.
Duke përdorur ‘mekanizma me presion’ të veçantë, hulumtuesit amerikanë kanë arritur të ‘shtrydhin’ molekula benzoli (përbërë nga hidrogjeni dhe karboni) dhe ti shtynë atomet e karbonit në qendër për ti rregulluar ata që të formojnë një rrjet perfekt simetrik.
Kjo është një teknikë e re që mundëson ‘udhëheqjen’ e orientimit hapësinor të atomeve të materialit dhe sipas studiuesve mund të përdoret edhe me atome të ndryshme dhe në këtë mënyrë të formojë një larmi të madhe materialesh. Prodhimi i ‘nano-fili’ të diamantit ka nevojë për studime të mëtejshme, për momentin janë shumë të larta kostot për ti prodhuar ato në shkallë industriale, por në të ardhmen ‘telat diamant’ do të mund të përdoren për të krijuar struktura të lehta dhe super të qëndrueshme. ‘Një nga ëndrrat tona më të mëdha’, shpjegon Badding, ‘do të ishte të krijonim kavo të lehtë super-rezistent për të ndërtuar një ‘ashensor hapsinor’, pikërisht si jnë fanta-shkencë’.