Fituesit janë John B Goodenough, M. Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino, të cilët e fitojnë çmimin prestigjioz “për zhvillimin e baterive me litium”
Java e çmimeve Nobel vijon me çmimin për Kiminë. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpalli fituesit e çmimit Nobel për kiminë. Ata janë John B Goodenough, M. Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino të cilët e fitojnë këtë çmim prestigjioz “për zhvillimin e baterive me jone litiumi”.
Këto pajisje janë të rikarikueshme, të qëndrueshme, të lehta dhe kanë aftësinë të ruajnë energjinë nga burime të rinovueshme. Falë këtyre karakteristikave, ato kanë pasur një ndikim të madh në botë dhe aplikim në çdo fushë të teknologjisë, me pasoja pozitive në mjedis dhe për njerëzimin”.
Jemi në ditën e tretë të dhënies së çmimeve Nobel, pas atij për Mjekësinë, Fizikën dhe ai për Kiminë sot, nesër do të jetë radha e çmimit Nobel për Letërsinë.
Java do të mbyllet me çmimin Nobel për Paqen, ndërsa të hënën do të jepet mirënjohja për Ekonominë.