Nga vazoja e luleve tek sensori i gjumit, nga telekamerat dhe zilet te bravat për ta bërë më të sigurt shtëpinë tuaj. Këshilla për dhurata inteligjente në kuptimin e vërtetë të fjalës…
Keni provuar gëzimin e shtëpisë “smart” dhe doni ta ndani atë me miqtë dhe të afërmit? Apo thjesht jeni të magjepsur nga bota e “internet of things” dhe mendoni se këtu fshihet dhurata origjinale për të vënë poshtë pemës? Apo thjesht keni pak ide për Krishtlindje dhe po kërkoni ide të reja?
Objektet dhe pajisjet elektroshtëpiake mund të jenë një ide e mirë. Ka nga të gjitha llojet, për të gjithë konsumatorët. Nga Alexa e Amazon te Google Home. Më poshtë janë disa ide “smart” të cilat do ta befasonin me të vërtetë atë që do ta hapte dhuratën…
1.Llambat
E nisim nga ndriçimi. Llambat Philips Hue mund të përdoren për t’i dhënë dritë shtëpisë në jetën e përditshme, ose për të krijuar lojëra me ngjyra dhe muzikë. Ju mund ta kontrolloni atë nga smartphone, falë aplikacionit (edhe kur jeni jashtë shtëpisë), nëpërmjet të cilit mund të vendosni të konfiguroni një ndriçim të ndryshëm në çdo moment të ditës ose ta ndryshoni në çdo dhomë të shtëpisë. E bardhë dhe e ftohtë ose e ngrohtë dhe qetësuese. Deri në koreografi të vërteta. Këtë mund ta bëni nëpërmjet të ashtuquajturit “Bridge” që shërben si urë tek gjithë pajisjet.
2.Vazo
Një tjetër aksesor që do të ishte i mirëpritur është edhe vazoja e realizuar nga Parrot. Kjo kompani, e njohur veçanërisht për prodhimin e dronëve, ka krijuar këtë sistem inteligjent që kujdeset për lulet tona pa ndërhyrjen tuaj. Quhet “Parrot Pot” dhe përveçse shërben si dekor për ballkonin apo mjediset e brendshme, nga një sistem ujitje inteligjent të integruar, “Perfect Drop”. Falë katër sensorëve monitoron nivelin e lagështirës së tokës dhe siguron ujitjen e tyre kur është e nevojshme. Ngadalë-ngadalë “Parrot Pot” rregullon konsumin e ujit në bazë të nevojës së bimës. Vazoja inteligjente ka edhe një modalitet “Plant Sitter”, i nevojshëm kur nuk jeni në shtëpi. Ky e bën vazon autonome për një muaj. Kushton 79,90 euro.
3.Stacioni i motit
Nëse miqtë tuaj janë të fiksuar pas motit, kjo është dhurata ideale për ta: një stacion meteorologjik personal si ai i Netatmo. Ai ka një modul të jashtëm, që tregon në kohë reale situatën meteorologjike dhe parashikimet që ju interesojnë – atë pranë shtëpisë suaj – po ashtu edhe informacione të tjera të dobishme si cilësia e ajrit të jashtëm dhe lagështirën. Netatmo ka edhe një modul të brendshëm, që ju lajmëron, për shembull, se kur është më e volitshme të hapni dritaret për të ajrosur dhomën. Ai ka edhe një sensor të dioksidit të karbonit që ju tregon nivelin e ndotjes. Nga këtu ju mund të monitoroni edhe historinë e të dhënave që sistemi përdor për të parashikuar ndryshimet klimatike të mjedisit tuaj për t’ju dhënë këshilla se si ta optimizoni atë. Netatmo kushton 169 euro.
4.Termostati
Ndër objektet më të dobishme për “smart home” janë edhe termostatet. Ata reduktojnë kostot e ngrohjes dhe eliminojnë bezdisjen për të rregulluar temperaturën e shtëpisë. Pas ditëve të para të përdorimit, termostatet mësojnë zakonet tuaja dhe ndryshojnë gradët në varësi të momentit të ditës. Kështu nëse jeni jashtë gjithë ditën, ngrohja do të fiket, ndërsa nëse ju pëlqen të flini në një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm, termostati do të ngrejë temperaturën. Nest Learning Thermostat është në katër ngjyra (në ngjyrën e çelikut, të zezë, të bardhë dhe në ngjyrë bakri).
5.Telekamera
Një tjetër pajisje të cilën shumë persona do ta pëlqenin nëse do ta gjenin poshtë pemës është sistemi i mbikëqyrjes inteligjente. Ose ndryshe telekamerat smart, të cilat lidhen me Wifi, për të monitoruar ambientet e jashtme të shtëpisë suaj. Ju këshillojmë atë të prodhuar nga Arlo, e kompanisë Netgear – pa kabllo dhe e papërshkueshme nga uji, të cilën mund ta vendosni kudo. Një sensor i lëvizjes tregon ambientin (edhe gjatë natës) që mund ta monitoroni nëpërmjet regjistrimeve në cilësi HD. “Inteligjenca” e sistemit qëndron në faktin se, nëse ka diçka që nuk shkon, alarmi aktivizohet në autonomi. Ju mund ta kontrolloni nga smartphone, nëpërmjet aplikacionit. Një telekamerë e tillë kushton më shumë se 300 euro.
6.Brava inteligjente
Gjithnjë në lidhje me temën e sigurisë, një bravë inteligjente është një ide e mirë. Një prodhim i mirë është Hive: bëhet fjalë për sensorë, të cilët mund t’i vendosni si tek dyert, edhe tek dritaret, të lidhur me rrjetin lokal. Ato ju dërgojnë një njoftim në smartphone në rast se dritaret hapen gjatë kohës që nuk jeni në shtëpi. Gjithnjë falë aplikacionit në celular ju mund të siguroheni që gjithë dyert janë të mbyllura. Në rast se nuk jeni në shtëpi, ju po ashtu mund t’i fikni pajisjet tuaja elektroshtëpiake. Për ata që kanë fëmijë, aplikacioni ju dërgon një njoftim kur ata kthehen nga shkolla. Brava inteligjente kushton 35 euro.
7.Zilja
Një tjetër alternativë është zilja inteligjente nga Skybell. Kur dikush troket në derë, pajisja dërgon një njoftim tek smartphone. Nga këtu ju mund të shihni se kush është dhe të flisni drejtpërdrejt me të. Edhe gjatë natës. Zilja bën një foto personit që është pas derës dhe ju mund ta shihni nëpërmjet smartphone. SkyBell kushton 250 euro.
8.Priza e korrentit
Një ide origjinale është edhe priza e korrentit inteligjente. Si për shembull ajo e prodhuar nga Belkin me teknologji WeMo. Ajo lidhet me Wifi dhe ju jep mundësi të ndizni dhe të fikni pajisjet tuaja elektroshtëpiake – ju mund të kontrolloni edhe funksionimin e tyre nga smartphone kur nuk jeni në shtëpi. Ju mund të merrni njoftime të personalizuara dhe të krijoni plane të ndryshme për çështjet që lidhen me shtëpinë edhe kur jeni në punë apo me pushime. Priza ju ndihmon të kontrolloni edhe konsumin energjetik në shtëpi. Priza kushton 59,99 euro.
9.Ora e zgjimit
Një ide e këndshme është ora inteligjente LaMetric Time. Ajo lidhet me Wifi dhe përcakton orën e duhur në autonomi (pa nevojën e smartphone).
Ndriçimi ndryshon në varësi të momentit të ditës, kur fillon të errësohet, ora bëhet më e dukshme, por duke mos ju shqetësuar kur jeni duke fjetur gjatë natës. Ju mund të shikoni edhe parashikimin e motit dhe të aktivizoni apo të sinkronizoni Google Calendar. Po ashtu ka një timer, dhe falë lidhjes me Wifi, ka një tjetër funksion për të kontrolluar pajisjet e tjera smart në shtëpi. Kushton 149 euro.
10.Sensori i gjumit
E mbyllin me një pajisje që ju ndihmon të flini mirë. Quhet Withings Aura dhe është prodhuar nga Nokia: është një sensor i cili vendoset midis dyshekut dhe rrjetës së krevatit. Sensori regjistron cilësinë e mënyrës se si flini dhe monitoron gjithë karakteristikat e mjedisit ku flini për ta bërë atë sa më të rehatshëm. Nga temperatura tek ndriçimi. Kjo pajisje ka po ashtu programe ndriçimi dhe muzike, në mënyrë që të zgjoheni sa më mirë. Kushton rreth 270 euro dhe mund ta porosisni online.