Gjermania ka rikthyer kontrollin kufitar si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve, teksa po shikojmë një rritje në numrin e tyre. Kjo, sipas zyrtarëve, kërcënon lirinë e lëvizjes në të gjithë Evropën.
Masa e përkohshme, u përqëndrua në kufirin jugor me Austrinë, masë e cila pritet se do të sjellë përçarje në qeveri, pasi një pjesë e tyre kërkojnë një shtrëngim të mëtejshëm të kontrolleve kufitare në të gjithë Evropën. Kompania shtetërore e hekurudhave gjermane Deutsche Bahn ka pezulluar të gjithë udhëtimet drejt dhe nga Austria, që të dielën pasdite deri në 6 të mëngjesit të hënën nën urdhrat e autoriteteve, lajm i cili është bërë publik në faqen zyrtare të kompanisë, shkruajnë mediat vendase.
Kontrolli kufitar u shndërruar në diçka të nevojshme, si përpjekje për të kufizuar “përmbytjet” e refugjatëve në Gjermani dhe të kthehet në një proces të rregullt të hyjnë në vend,” tha Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, të dielën, në një konferencë për shtyp në Berlin. “Kjo është urgjentisht e nevojshme për arsye sigurie.”- vijoi ai, duke shtuar se nuk mund të zgjedhin refugjatët vendin e tyre mikpritës e i bëri thirrje shteteve të tjera të Bashkimit Europian, të mos qëndrojnë indiferente, por të bëjnë më shumë.
Rivendosja e kontrolleve, masë e cila ishte braktisur që 20 vjet më parë, është një sinjal për Evropën se ekonomia e saj më e madhe ka nevojë për më shumë ndihmë për të përballuar me rreth 800.000 azilkërkues, që priten të mbërrijnë në këtë vend. Kjo lëvizje e papritur gjithashtu nënvizon rrezikun e bashkangjitur në strategjinë e kancelares Angela Merkel kundrejt refugjatëve, ndërsa liderët e tjerë të BE-së mbajnë të njëjtin qendrim si më parë.
Numri absolut i refugjatëve tregon se “barra duhet të ndahet me më shumë solidaritet,” tha de Maiziere.
Pritet një takim i ministriave të drejtësisë dhe atyre të brendshëm në Bruksel ditën e sotme do të, ku do të diskutohen propozimet e BE-së për të shpërndarë azilkërkuesve nga Hungaria, Italia dhe Greqia që shtetet lindore kanë refuzuar tashmë.
Qeveria e Republikës së Çekisë, e cila kundërshton planin e Komisionit Evropian, tha se kishte forcuar numrin e policisë kufitare përgjatë kufirit me Austrinë dhe qëndron gati për të marrë masa të mëtejshme të sigurisë nëse është e nevojshme.
“Austria nuk do të realizojë kontrolle në kufirin hungarez, por do të monitorojë pasojat e masave gjermane gjatë dy ditëve të ardhshme”, tha kancelari Verner Fajman pas një takimi të qeverisë në Vjenë të dielën. Faymann ka në plan të takohet me Merkel në Berlin të martën.