Ministrat e Bashkimit Evropian u mblodhën të dielën për të gjetur zgjidhjen urgjente të një krize migrimit të paparë në historinë e EU, ndërsa numri në rritje i vdekjeve në tokë e në det, kanë detyruar qeveritë që të përgjigjen.
Luksemburgu, i cili mban presidencën e rradhës së BE, thirri ministrat e brendshëm nga të gjitha 28 shtetet anëtare në një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet më 14 shtator, duke thënë: “Situata e fenomeneve të migrimit jashtë dhe brenda Bashkimit Evropian ka marrë kohët e fundit përmasa të jashtëzakonshme”
Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje më herët për fqinjët e saj të BE-së për të bërë më shumë, pasi vetëm Gjermania ka katërfishuar numrin e azilkërkuesve në rreth 800,000 në vitin 2015.
“Në qoftë se Evropa ka solidaritetin dhe ne kemi treguar ndaj të tjerëve, atëherë BE duhet të tregojë solidaritet tani, “tha ajo për gazetarët në Berlin. “Çdo gjë duhet të lëvizë shpejt.”përfundoi Merkel.