Bersani i raportoi Napolitanos natën e së enjtes, pasi iu dha mandati gati një javë më parë për të parë nëse ai mund të siguronte mbështetje të mjaftueshme në formimin e një qeverie pas zgjedhjeve të pafrytshme të shkurtit.
Zyra e Napolitanos tha se Bersani, i cili siguroi pjesën më të madhe të votave, por që nuk arriti të fitojë një shumicë të qëndrueshme, i kishte thënë atij se bisedimet që kishte kryer me partitë e tjera kishin përfunduar pa zgjidhje dhe presidentit tani do t’i duhet të vlerësojë opsione të tjera sa më shpejt të jetë e mundur’.
Bersani tha se ai i kishte referuar Napolitanos për ‘elemententët e rëndësishëm pozitive të mirëkuptimit’, në bisedimet me grupet duke përfshirë bllokun e qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit dhe populisten 5-Star Movement të udhëhequr nga ish-komediani Beppe Grillo.
“Unë gjithashtu shpjegova vështirësitë që rrjedhin nga kundërshtimet apo kushte të cilat unë nuk i konsiderojë të pranueshme..”
Dështimi për të arritur një përfundim e mban Italinë ende të mbërthyer nga ngërci politik, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe nga ana tjetër kriza bankare në Qipro që nxit frikën e trazirave të tregut financiar, që mund të kërcënojnë stabilitetin e eurozonës, nuk e ndihmon aspak situatën .
Zyrtarët thanë se Napolitano do të fillojë një raund të ri konsultimesh me partitë të premten, duke filluar me partinë People of Freedom (PDL) të Berlusconit në mëngjes dhe në mbyllje me Partinë Demokratike (PD) të Bersanit në mbrëmje.