Rrjedha e pakontrolluar e refugjatëve dhe emigrantëve në Greqi po ushtron ndaj turizmit grek të tillë presion që po paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare.
Anulimi i rezervimeve të hoteleve dhe rezervimeve të fluturimeve, si dhe reduktimi i rrugëve të skeduluara nga kompanitë e lundrimit për këtë sezon turistik, janë pasojat e para të prekshme për destinacionet ishull që po mbajnë barrën e flukseve të mëdha të emigrantëve
Hotelierët i janë drejt.uar uljes së çmimeve dhe reklamave të ofertave speciale në përpjekje për të nxitur kërkesën.
Megjithatë, ata theksojnë rrezikun se nëse situata nuk ndryshon një reaksion zinxhir do të ndikojë të ardhurat e ndërmarrjeve lokale dhe më pas ekonominë kombëtare dhe punësimin.