Kriza ekonomike nuk pengon importin e naftës, arrin rekord edhe pse shitjet kanë rënë

18/02/2021 11:00 PM 0 komente

Viti 2020 i dha një goditje të fortë konsumit në vend si rrjedhojë e rritjes së papunësisë dhe rënies se të ardhurave prej kufizimeve të detyruara në lëvize që krijoi pandemia Covid-19.

Mirëpo pavarësisht kësaj situate, importet e naftës shënuan rekord historik që nga viti 1990. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë vitit 2020 u importuan 532, 994 tonë karburante me rritje 2.5 për qind në raport me një vit më parë.

Burimet nga tregu pohuan se importet e naftës u nxiten nga mungesa e prodhimit të ARMO-s. Por edhe në vitet e tjera kur ARMO nuk ka qenë në punë importet e naftës nuk kanë qenë në nivele të tilla. Ekspertë të tjerë e lidhin fenomenin me çmimet e ulëta të karburanteve në tregun ndërkombëtar, të cilat kanë nxitur importuesit të krijojnë rezerva me çmime të lira.

Në prill të vitit 2020 çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare ranë në vlera negative për herë të parë në histori deri në minus 35 USD për fuçi. Kjo ndodhi për shkak të rënies së kërkesave, si rezultat i pandemisë së koronavirusit e cila futi në kufizime të lëvizjes të gjithë globin njëherazi.

Importet e naftës ishin të larta në muajt e parë të vitit 2020 në janar shkurt në raport me vitin 2019. Më tej gjatë muajve të karantinës nga marsi në gusht. Në katër mujorin e fundit gjatë shtator-tetor importi vijoi më ritme të larta, dukë bërë që viti 2020 të thyejë rekordet historike. Rritja e importeve të naftës erdhi në momentin ku udhëtimet ranë me mbi 50 për qind me të gjitha linjat. Bllokimi i lëvizjeve më së shumti ka ndikuar në konsumin e karburanteve.

Sipas të dhënave që raporton INSTAT në ecurinë e tregtisë me pakicë, raportohet se në tremujorin e parë 2020 konsumi i karburanteve ra me 6%, në tremujorin e dytë rënia ishte me 28.3 për qind. Në tremujorin e tretë të vitit rënia ishte më e butë me -4.8%.

Kafeja, cigaret dhe birra me rënie

Në të kundërt të karburanteve mallrat e tjera të akcizës pësuan rënie të importeve duke reflektuar ecurinë e rënies së konsumit. Sipas të dhënave zyrtare më vitin 2020 importet e cigareve ishin 2731 tonë me një rënie 9% në raport me një vitin 2019.

Në vitin 2020 importet e kafesë ishin 8162 tonë më rënie prej 5.3 për qind. Burimet nga tregu pohuan së rënia erdhi si pasojë e kufizimeve të aktivitete të bareve. Për të njëjtën arsye u ulen edhe importet e birrës, të cilat ishin 6 për qind më të ulëta se në vitin 2019./B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of