Kriza energjetike do ta ketë kulmin e saj mesin e vitit 2022, deklaroi kryeministri Rama, po edhe pas kalimit të kësaj situate çmimi i energjisë nuk ka gjasa të ulet. Kreu i qeverisë bëri me dije se të shtunën do të behet publik prezantimi i planit për përballimin e krizës energjetike, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël.
“Kemi pasur një mbledhja jashtë rendit për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.
Ndërkohë mund tu referohemi vetëm analizave të eksperteve dhe analizat që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme dhe është një situatë shumë e ngjashme në aspektin e goditjes së ekonomisë nga pandemia. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm, edhe pas përballimit të krizës çmimet nuk do kthehen aty ku ishin, po për ne është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorin tonë, sipas prioriteteve, do fillojmë nga ata që janë më nevojë dhe duke u ngjitur lartë. E vetmja rritje çmimi qe ka ndodhur bë qeverisjen tonë, ishte në 2015 kur hymë në reformën e energjisë”, Rama.
Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shet kur ka reshje me tepri
“Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë ose ta shesë ose ta derdhë prurjen e reshjeve. Kur është mot reshjesh çmimi është më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë. Shqipëria e blen energjinë kur ka thatësirë dhe e blen më shtrenjtë sepse kërkesa është më e lartë. Nuk i vendos qeveria çmimet. Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe shtëpive të shqiptarëve”, tha Kryeministri
vijon
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.