Reduktimi i stafit dhe performanca e dobët po ndikojnë në krijimin e radhëve të gjata të klientëve në bankat që veprojnë në Kosovë. Zyrtarët justifikohen, ndërsa ekspertët e ekonomisë thonë se ky është tregues i krizës. Radhët e gjata të qytetarëve kosovarë, për të kryer ndonjë shërbim bankar në shumicën e sporteleve të bankave ka kohë që është kthyer në një fenomen të përditshëm. Lidhur me këto ankesa përfaqësuesit e dy bankave më të mëdha të Kosovës thonë se arsyeja kryesore ka të bëjë me pagesat e ndryshme ndaj institucioneve, që duhet të kryhen brenda afateve të caktuara. Ndërkaq, specialistët e kësaj fushe thonë këto radhë të gjata ndodhin si pasojë e mungesës së stafit i cili është reduktuar ndjeshëm si pasojë e krizës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.