Periudhat e vështira ekonomike nxisin tek individët ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së kursimit për të ardhmen. Estela Koçi, administratore e Credins Invest, shoqëri administruese e fondeve të pensioneve dhe investimeve, thotë në “Monitor Brief Insight”, se edhe rritja e inflacionit mund të ketë një efekt pozitiv në tregun e pensioneve private, siç ndodhi me pandeminë. Ajo mendon se ligji i ri për fondet private të pensioneve do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të tregut, edhe falë shtimit të stimujve fiskalë për punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.