Kroaci, Banka qendrore shet sërish euro

27/03/2020 11:30 AM 0 komente

Banka qendrore kroate tha se u kishte shitur 479.55 milionë euro (535.32 milionë dollarë) bankave tregtare në ankandin e tretë këtë javë, në një përpjekje për të ndaluar presionet e zhvlerësimit të monedhës kombëtare kuna.

Ajo tha se i kishte shitur eurot me një normë mesatare prej 7.5649 kuna. Pas ndërhyrjes, kuna arriti vlerën 7.5550 për një euro. Ndërhyrja e një banke qendrore një ditë më parë, nuk i ndaloi presionet lehtësuese dhe kuna arriti në rreth 7.60 për një euro.

Në dy ndërhyrjet e mëparshme këtë javë, banka qendrore u shiti 734.8 milionë euro bankave tregtare.

Rritja e kërkesës për euro, ditët e fundit u ndikua nga pagesa e dividentëve ndaj investitorëve të huaj, por edhe nga shqetësimi për një fluks të ulët të euros në javët në vazhdim dhe ndoshta për disa muaj, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kroacia mbështetet fuqimisht në ndikimin e valutës nga prurjet e turizmit duke qenë se ky sektor përbën pothuajse 20% të ekonomisë.

Banka qendrore e mban kunën në një nivel të menaxhuar dhe zakonisht ajo luhatet në nivelet 7,3 deri në 7,7 kuna për një euro. Kroacia dëshiron të nisë përdorimin e euros në vitin 2023 ose 2024.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of