Më shumë se 60,000 persona në Kroaci do të përfitojnë nga ‘fshirja’e borxheve të tyre sipas skemës për ti dhënë një shtysë ekonomisë apatike të vendit, në kuadër të skemës për ‘fillim të ri’, miratuar nga qeveria javën e kaluar.
Plani, i cili u negociua mes qeverisë, bankave dhe kompanive të mëdha të shërbimeve, vlen për personat me borxhe deri në 35,000 kuna (1839 dollarë) që fitojnë më pak se një shumë e caktuar në muaj dhe nuk kanë prona ose kursime
Zëvendëskryeministri i vendit Milandka Opacic tha për kabinetin se ata presin që plani të zbatohet për rreth 60,000 njerëz të cilët nuk janë në gjendje ti sigurojnë paratë e tyre që do ‘t’i jepet një shans i ri pa barrën e borxhit’.