Sipas të dhënave të Zyrës kroate të Statistikave, inflacioni i çmimeve të konsumit në Kroaci u dyfishua në dhjetor për të arritur nivelin e tij më të lartë në 14 muajt e fundit.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 1.4 për qind nga viti në vit në dhjetor, pas një rritjeje prej 0.7 për qind të shënuar në muajin nëntor.
Inflacioni i fundit ishte më i larti që nga tetori, kur ai ishte 1.6 për qind.
Çmimet për transport, restorante dhe hotele u rritën me 2.9 për qind secila gjatë muajit dhjetor. Ndërsa çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike u rritën me 2.1 për qind.
Çmimet e shtëpive, ujit, energjisë elektrike, gazit, karburanteve të tjera, dhe mobiliet, pajisjet shtëpiake u rritën përkatësisht me 2.0 për qind dhe 1.6 për qind, përkatësisht.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit ranë me 0.1 për qind, gjatë muajit dhjetor, vlerë kjo e njëjtë me atë të muajit paraardhës.