Kroaci/ Inflacioni, në nivelin më të lartë të 8 muajve të fundit

04/09/2019 9:15 AM 0 komente

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave Kroate, inflacioni i çmimeve të konsumit në Kroaci u rrit në nivelin më të lartë të 8 muajve të fundit.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 1.1% nga viti në vit në korrik, pas një rritje prej 0.6% në qershor. Inflacioni i fundit ishte më i larti që nga nëntori i kaluar, kur ai arriti në 1.3%.

Çmimet për pijet alkoolike dhe duhan u rritën 5.0% në vit në korrik dhe ai i shtëpive, ujit të pijshëm, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera u rrit me 3.9%.

Ndërsa nga muaji në muaj, çmimet e konsumit ranë me 0.5% në korrik, pas një rënie prej 0.3% në muajin e mëparshëm.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of