Kroaci/ Kina do të investojë 19 milionë euro në projektin e përbashkët

12/12/2018 12:40 PM 0 komente

Prodhuesi kroat i pajisjeve elektrike Koncar Elektroindustrija dhe grupi kinez XD Electric planifikojnë të investojnë 140 milionë kuna (19 mln euro) në një projekt të përbashkët për prodhimin e pajisjeve të tensionit të lartë.

Më shumë se 50% e shumës do të investohen në kapitalin aksionar të një ndërmarrjeje të përbashkët 50/50, të quajtur Koncar-XD High Voltage Switchgear, e cila do të operojë një fabrikë për pajisje të tensionit të lartë deri në 550 kV në Sesvetski Kraljevec të Kroacisë, tha në një deklaratë kompania kroate Koncar.

Koncar dhe XD Electric nënshkruan të premten artikujt e asociacionit të përbashkët, tha prodhuesi i pajisjeve elektrike.

Në qershor, të dy kompanitë nënshkruan një marrëveshje për të ngritur sipërmarrjen e tyre të përbashkët, e cila do të bazohet në Zagreb dhe fillimisht do të ketë rreth 50 punonjës.

*SeeNews, përkthim i redaksisë së Monitor.al

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of