Kroaci  / Moodyʼs rrit vlerësimin e kredisë 

09/12/2020 11:26 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shërbimi i Investitorëve Moodyʼs rishikoi vlerësimin e kredisë sovrane të Kroacisë në “Ba1” nga “Ba2” dhe ndryshoi parashikimin nga pozitiv në të qëndrueshëm, duke cituar si faktor rritjen e kapacitetit institucional dhe politikëbërjes, ndërsa vendi hyn në një fazë kritike të pranimit në Eurozonë dhe ul ekspozimin ndaj rrezikut të borxhit në valutë të huaj. 

Në korrik, midis përçarjes së koronavirusit, Kroacia u pranua në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit të BE-së II (ERM II), një nga hapat e fundit para se të bëhej anëtare e Eurozonës, në sajë të programit të saj gjithëpërfshirës të reformës. 

“Moodyʼs beson se efektiviteti i politikës në Kroacisë është forcuar gjatë viteve të fundit. Qeveria dhe banka qendrore kanë siguruar një kornizë më të parashikueshme dhe të qëndrueshme për aktivitetin ekonomik në një mjedis shumë të pasigurt. Përgjigjja e politikës për të zbutur ndikimin e pandemisë së koronavirusit ka qenë në kohë dhe efikase”, tha agjencia e kreditit në një raport. 

Moodyʼs tha se pret që Kroacia të vazhdojë të ndjekë politika të shëndosha ekonomike dhe financiare, pasi hyrja në Eurozonë do të kërkojë konvergjencë të qëndrueshme ekonomike dhe gatishmëri për t’u bërë pjesë e bashkimit bankar. Vlerësimi i kredisë Standard & Poor për Kroacinë është në nivelin BBB- me perspektivë të qëndrueshme. Vlerësimi i kredisë së Fitch për Kroacinë u raportua për herë të fundit në nivelin BBB- me parashikim të qëndrueshëm.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of