Ministri kroat i Ekonomisë, Darko Horvat, tha se qeveria e vendit të tij, me shumë mundësi do të diskutojë çështjen e Volkswagen me kancelaren Angela Merkel, njoftoi MIA.
Edhe pse Drejtori i Prodhimit, Andreas Tostmann, ka thënë kohët e fundit se kompania nuk është më në kërkim të vendeve alternative, qeveria e Kroacisë ka përgatitur një propozim që investimi të bëhet në Kroaci.
Qeveria ka marrë në konsideratë të gjitha kërkesat e menaxhimit të gjigantit të automobilave dhe ka propozuar tre lokacione të mundshme për impiantin e ri, të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat e VW. Ato janë Varazdin, Ivanic-Grad dhe Dugo Selo.
“Ne po kërkojmë mënyra që qeveria të bëjë hapin për të siguruar që këto tre kontrata të përfundojnë dhe të dorëzohen mallrat, dhe pastaj, pas mbledhjes së pagesave, të paktën një pjesë e kredive të mund të paguhen”, tha ministri, duke shtuar se ai kishte biseduar me disa kompani nga Austria dhe Gjermania, të cilat mund të ndihmojnë në këtë drejtim.