Çmimet e konsumit në Kroaci ranë për të tretin muaj radhazi në qershor, por me një ritëm më të butë, treguan shifrat nga Byroja e Statistikave kroate.
Indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0.2% në qershor në bazë vjetore, pas një uljeje prej 0.6% në maj.
Kostot e transportit ranë me 6.2% në qershor krahasuar me vjet.
Çmimet e veshjeve dhe këpucëve ranë me 2.1% dhe ato të banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera me 1.6%. Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,1% në qershor, njëlloj si në muajin paraprak.