Gjatë një takimi të fundit në Zagreb, qeveria kroate ishte dakord për të rritur normën standarde të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 23% që është aktualisht në 25%, duke filluar nga 1 marsi,
ndërkohë që në të njëjtën kohë do të përshtasë masa të tjera fiskale që kanë si synim të përmirësojnë situatën e financave publike.
Qeveria planifikon që të fiksojë në 10% TVSH-në për disa produkte ushqimore, përfshirë ushqimin për fëmijët, vajin, sheqerin dhe furnizimin me ujë. Në sektorin e turizmit,
qeveria planifikon të zbatojë normë të reduktuar të TVSH-së për disa shërbime në industrinë e gastronomisë, përfshirë ushqimet, pijet joalkoolike, po ashtu dhe birrën e verën, nga fillimi i vitit 2013.
Regjimi i ri i TVSH-së pritet të gjenerojë të ardhura shtesë prej 435 milionë dollarësh (2.5 miliardë HRK), që janë të domosdoshme për buxhetin.
Pas ratifikimit në Parlament, qeveria gjithashtu planifikon të vendosë duke filluar nga 1 marsi një taksë prej 12% në dividendët e aksioneve, megjithëse investitorët e vegjël,
me fitime vjetore deri në 12,000 HRK do të mbeten të përjashtuar nga taksa. Ndërkohë, në mënyrë që të nxisë investimet, qeveria ka vendosur që të përjashtojë nga taksat fitimin e riinvenstuar.
Qeveria e qendrës së majtë, që është në pushtet që nga dhjetori, ka parashikuar rritje ekonomike prej 0.8% në 2012-n dhe 1.5% në 2013-n, dhe pret që vendi të ketë pasur rritje prej 0.4% të PBB-së vitin e kaluar, pas dy viteve recesioni.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjithsesi, kanë parashikuar rënie në PBB-në e vendit prej rreth 1% në 2012-n.
.