Sipas të dhënave të Zyrës Kroate të Statistikave, shitjet me pakicë në këtë shtet shënuan një ritëm më të ngadaltë rritjeje në prill.
Shitjet me pakicë në terma vëllimi u rritën me 4.8% nga viti në vit në prill, pas një rritje prej 5.8% në mars. Ndërsa në shkurt, ato shënuan rritje me 8.7%. Në bazë mujore, shitjet me pakicë ishin në nivele të qëndrueshme, pas një rritjeje prej 0.1% të shënuar në muajin paraardhës.