Prodhuesit kroatë të verës po bëhen gjithnjë e më të interesuar ndaj tregjeve të zhvilluara si Gjermania dhe Britania e Madhe,
ku ka tashmë një saturim të varieteteve më popullore ndërkombëtare, tha presidentja e Shoqatës së Prodhuesve të Verës të Istria (VINISTRA), Ivica Matosevic.
Matosevic i bëri këto komente pasi ndoqi “ProWein 2012”, panairin kryesor të verërave që u zhvillua në Dyseldorf në fillim të marsit. Kishte 22 prodhues kroatë vere,
që prezantuan prodhimet e tyre në panair si “Agrokorvino”, “Badel 1862”, “Kutjevo”, “Feravino”, “Bodren”, “Trapan”, “Zdjelarevic”, “Krauhaker”, “Kabola” dhe “Roxanich”.